Receta e ditës - Fileto pule me kërpudha e djathë dhe byreçka të vogla në tigan / Pjesa e dytë

1 Maj 2019, 13:31

Receta e dytë: Byreçka të shpejta në tigan

Përbërësit:

1 kremviçe

1 spec jeshil

1 domate

½ tufë majdanoz

80 gr djath pice

pak rigon

kripë dhe piper i zi

2-3 petë byreku

2 vezë

4-6 lgj peksimadhe

vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas vendosim kremviçen e prerë në copëza të vogla, 1 spec të prerë në kubikë të vegjël, tulin e domates të pastruar nga lëkura dhe afrat, majdanozin e grirë imët, djathin e grirë në rende, pak rigon, kripë e piper.

Hapim petën e byrekut dhe e presim atë në ¼ dhe vendosim nga 2 lugë gjelle në çdo copë. Palosim petën nga të dy anët dhe më pas e mbledhim si një paketë.

Rrahim vezët në një pjatë dhe në pjatën tjetër vendosim peksimadhen. Kalojmë byreçkat së pari në vezë dhe më pas në peksimadhe. Ngrohim vajin dhe i kalojmë byreçkat në skuqje e më pas i shërbejmë me kos.