Receta e ditës - Fileto pule me kerri e perime dhe pite e shpejtë në tigan me qepë e erëza / Pjesa e parë

17 Prill 2019, 13:21

Receta e pare: Fileto pule me kerri dhe perime

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë

1-2 speca

1 kungull i njomë

2 lk salcë kerri

50 ml ujë

4 lgj vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan, shtojmë në të qepën e grirë në fije. E kaurdisim deri sa të ulë pak volumin, shtojmë specat e prera në shirita, kungullin e pastruar nga fijet dhe të prerë në gjysmërrathë. I lëmë perimet të gatuhen sa të ulin volumin. I largojmë nga tigani në një tas dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë fileoton e larë dhe të tharë e presim në shirita me gjatësi 3-4 cm. Pasi largojmë perimet nga tigani shtojmë në të 2 lugë gjelle vaj ulliri, mishin e pulës, e kaurdisim deri sa të ndryshojë fillimisht ngjyrë dhe më pas të gatuhet.

Në një filxhan ujë tresim 2 lugë kafe kerri. Shtojmë perimet në tigan ku kemi mishin dhe i trazojmë duke shtuar kerrin e tretur. Shtojmë dhe pak kripë dhe i lëmë të marrin një valë për 2-3 minuta.

I shërbejmë duke shtuar si bazë 1 kupë oriz me mishin e pulës me perime dhe kerri.