Receta e ditës - Harapash me djath e qumësht dhe pastiçe me kimë / Pjesa e dytë

7 Mars 2019, 09:16

Receta e dytë: Harapash me djath e qumësht

Përbërësit:

50 gr gjalp

1 gotë miell misri

1 gotë ujë

1 gotë qumësht ose dhallë

3-4 lugë gjelle djath të thërrmuar

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim miellin e msirit deri sat ë zverdhet lehtë. Shtojmë ujin, qumështin osë dhallën nëse e doni me shije më majhoshe. Shtojmë djathin e thërrmuar dhe rregullojmë shijen me kripë në varësi të kripës që ka djathi. E lëmë masën të ziejë deri sat ë shkëputet nga tenxherja.

Nëse e preferoni oshmarin më të hollë i shtojmë 1 gotë ujë, qumësht ose dhallë pak më shumë dhe e gatuajmë në raportin 1 masë miell dhe 3 masa lëng, varet nga preferencat tuaja.