Receta e ditës - Kek me banane e çokollatë dhe kontorno e shpejtë / Pjesa e dytë

19 Qershor 2019, 12:26

Receta e dytë: Kontorno e shpejtë

Përbërësit:

4 patate mesatare të ziera

1 qepë e kuqe

3 speca me ngjyrë

rigon

kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patatet me lëkurë dhe I ziejmë për 20 minuta. Qepën e presim në katërsh e më pas në fije. Pastrojmë specat dhe I presim në gjysma e më pas në shirita me trashësi 1,5 cm. ngrohim vajin dhe në fillim shtojmë qepën, e kaurdisim për 5 minuta dhe më pas shtojmë specat duke vazhduar kaurdisjen së bashku që bashku me qepët. Shtojmë kripë dhe i lëmë specat të zbuten. Qërojmë patatet dhe I presim ato në feta rrumbullake, me trashësi 0,5 cm. Shtojmë patatet në tigan dhe vazhdojmë përzierjen së bashku për 5-7 minuta të tjera. Shtojmë ndërkohë dhe rigonin dhe pasi të ketë kaluar kjo kohë, I largojmë perimet nga zjarri dhe këtë kontorno (garniturë) mund ta shërbejmë me çfarëdolloj  mishi, viçi, pule etj.