Receta e ditës - Kotoleta qingji në letër dhe zupa / Pjesa e dytë

10 Maj 2019, 13:09

Receta e dytë: Zupa

Përbërësit:

1 l qumësht

4 lgj sheqer

3 kokrra vezë

3 lgj miell

1 lgj niseshte

4 lgj arra të shtypura

4 lç sheqer

1 lç liker për 1 tas

1 lgj kakao

10 biskota savojard

Vanilje

Përgatitja:

Ziejmë qumështin duke lënë 1 gotë të ftohtë mënjanë. Në një tas rrahim vezët me sheqer e miell, gotën e ftohtë të qumështit dhe e trazojmë mirë deri sa të kemi një masë homogjene. Shtojmë masën homogjene tek qumështi I nxehte  dhe e trazojme me tel vezësh deri sa krm  të marrë valë  e largojmë menjeherë  duke shtuar dhe vaniljen. Nëse deshironi  mund ta ndani kremin në dy tasa dhe mund të shtojmë 1 lugë gjelle kakao tek njeri tas . Në cdo tas vendosim në fund kremin ,njomin biskotat me liker ose shurup portokalli, i vendosim mbi krem , shtojmë  1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe arra te therrmuara e krem. Nëse do treteni kremin me kakao e bejmë me shtres, ne fund  e dekorojme  me krem pana ose thjesht vetem me arra.