Receta e ditës - Kunguj të pjekur mbushur me rikota dhe rizoto me kërpudha - Pjesa e dytë

23 Maj 2019, 11:23 | Përditesimi i fundit: 2019-05-23 11:53:04

Receta e dytë: Rizoto me kërpudha

Përbërësit:

400 gr kërpudha

320 gr oriz (për rizoto)

1 qepë e vogël

2 thelpinj hudhër

40 gr gjalp

½ gotë verë të bardhë

kripë+ piper i zi

vaj ulliri

40 gr parmixhan i grirë

1.5 lëng perimesh

Përgatitja:

Vendosim një tigan me 3 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër dhe sapo hudhrat të skuqen pak shtojmë kërpudhat e prera në copëza të vogla dhe i kaurdisim deri sa ato të ulin volumin e të zverdhen pak. Shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh dhe i lëmë të ziejnë. Ndërkohë në një tigan të thellë vendosim 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë dhe e kaurdisim deri sat ë bëhet transparente. Shtojmë orizin dhe e kaurdisim mirë duke e shuar me verë të bardhë. E lëmë sa të avullojë alkooli duke shtuar fillimisht 1 garuzhde lëng perimesh. E lëmë të avullojë lëngun duke shtuar sërish lëng perimesh. Shtojmë kërpudhat dhe i lëmë të ziejnë së bashku duke i trazuar herë pas here. Pasi të kenë kaluar 14 minuta nga momenti i zierjes, shtojmë parmixhanin, e përziejmë duke vendosur kapakun . Pas 5 minutash shtojmë majdanozin dhe e shërbejmë të ngrohtë.