Receta e ditës - Kungull me oriz në furrë dhe byrek në tigan me djathë dhe majdanoz / Pjesa e dytë

9 Tetor 2019, 15:16

Byrek në tigan me djathë dhe majdanoz

Përbërësit:

2 vezë

50 gr djathë i bardhë

50 gr djathë cheddar (të grirë)

1 gotë qumësht

2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë imët

1 lugë kafe piper i kuq

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji pluhur pjekës

3 1/2 gota miell

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë djathin e barrdhë të thërrmuar dhe djathin cheddar të grirë në rende, 1 gotë qumësht, majdanoz të grirë imët, pipein e kuq dhe kripë. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas.  Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe e përziejmë derisa të formohet një brum I fortë si brum byreku, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë pak. Ndajmë brumin në dy kulaçë dhe e ngjeshim atë me duar derisa ti japim një formë të rrumbullakët me thellësi 0.5 cm dhe me Rreze 20 cm. E ndajmë këtë petë në 8 pjesë sic ndajmë picën.

Vendosim në tigan 1 filxhan çaji me vaj për t’u ngrohur dhe vendosim copat i skuqim nga 5 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë të errët. I shërbejmë të ngrohta.