Receta e ditës - Lakror me miell misri e spinaq dhe kunguj të njomë me kos / Pjesa e dytë

3 Prill 2019, 07:04

Receta e dytë: Kunguj të njomë me kos

Përbërësit:

1 kg kunguj të njomë

3-4 lgj miell

vaj për skuqje

kripë

1 kg kos

4-5 thelpinj hudhër

kopër

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0,5 cm, i spërkatim me kripë dhe më pas i pudrosim lehtë me miell.

Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, i largojmë dhe i lëmë mënjanë.

Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe i shtypim ato me pak kripë deri sat ë bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, i përziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë hollë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.