Receta e ditës - Mish viçi me finok e karrota dhe cheesecake i ftohtë me gjalp kikiriku e nutella / Pjesa e dytë

30 Prill 2019, 11:56

eceta e dytë: Mish viçi me finok dhe karrota

Përbërësit:

600 gr mish viçi

1 lgj miell

2 qepë (mesatare)

2 thelpi hudhër

2 karrota

2 finok

2 domate

1 fk pure domate

½ gotë vorë të bardhë

1 gote lëng mishi

1 lç trumzë

1 lç rozmarinë

1 gjethe dafine

vaj ulliri

kripë+ piper i zi

Përgatitja:

Pastrojmë fillimisht karrotat dhe i presim në kubikë të vegjël. Gjithashtu dhe finokun e presim në kubikë të vegjël. Domatet i qërojmë nga lëkura duke i vendosur në ujë të vluar për 2-3 minuta, më pas i presim në ¼ largojmë lëngun dhe farat dhe i presim në kubikë.
Presim mishin në 4 copa, e kriposim dhe e piperosim dhe më pas e rrotullojmë në miell.
Vendosim në një tigan të thellë 3 lugë vaj ulliri dhe pasi vaji të ngrohet vendosim copat e mishit i skuqim ato mirë nga të dy anët dhe më pas i heqim mënjanë. Po në atë yndyrë kaurdisim mirë perimet, më pas shtojmë domatet dhe salcën e domates. Sapo domatet të fitojnë pak nxehtësi e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Shtojmë erëzat – trumzë, dafinë dhe rozmarinë dhe i rregullojmë perimet me kripë dhe piper.
Shtojmë dhe copat e mishit mbi perime, i përziejmë pak dhe në fund shtojmë lëngun e mishit. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 50 minuta. E shërbejmë të ngrohtë mishin me perime duke e shoqëruar me bukë të freskët.