Receta e ditës - Pashaqofte me salcë domate në furrë dhe Bullgur me fasule të njoma / Pjesa e dytë

22 Shkurt 2019, 15:13

Receta e dytë: Bullgur me fasule të njoma

Përbërësit:

1.5 gotë uji bullgur

1 kokërr qepë e thatë

2 lgj gjalp

1 lgj vaj ulliri

3 speca

1lç salcë domate

400 fasule të njoma (jeshile)

2 domate

Kripë + piper

Përgatitja:

Pastrojmë bishtajet dhe i presim në gjatësi 2 cm. Qepën e presim në kubikë shumë të vegjël. Po ashtu dhe specat i preism në kubikë shumë të vegjël. Qërojmë domatet dhe i grijmë ato në rende(pa lëkurë). Në një tenxhere shkrijmë gjalpin , shtojmë vajin e ullirit dhe në të kaurdisim qepën deri sa ajo të zbutet. Shtojmë specat e prerë në kubikë dhe i përziejmë pak duke shtuar fasulet e njoma. I përziejmë duke shtuar domatet në rende, shtojmë pak kripë, e përziejmë dhe e lëmë të marrë pak valë. Shtojmë bullgurin duke shtuar dhe 3 gota ujë të valuar. E përziejmë lehtë dhe vendosim kapakun. E lëmë të ziejë për 15 minuta deri sa uji të përthithet nga bullguri dhe fasulet të jenë të dukshme. E lëmë të pushojë për 15 minuta dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.