Receta e ditës - Pastiçe me djathë e beshamel dhe fërgesë me patëllxhanë / Pjesa e dytë

18 Nëntor 2019, 13:40

ërgesë me patëllxhanë

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

Vaj Olim për skuqje

1 kokërr hudhër

4 qepë mesatare

1 spec i kuq

3 speca jeshil

1 lugë çaji salcë

1 kg domate

Kripë dhe piper i zi

1 lugë çaji nenexhik

Majdanoz

Përgatitja:

Pastrojmë patëllxhanët duke i qëruar ata nga lëkura në rripa, një segment e qërojmë dhe një jo, më pas i presim në feta. I spërkatim me pak kripë dhe i lëmë për 15 minuta. Më pas i thajmë me picetë ose letër kuzhine dhe i skuqim sa të zverdhen pak. Përsëri i vendosim në letër kuzhine për t’I larguar yndyrën e tepërt. Ngrohim vajin e ullirit dhe shtojmë në të hudhrat e qëruara për 30 sekonda dhe i largojmë. Qërojmë dhe presim qepën në katërsh e më pas e presim atë në fije.

Kavardisim qepën derisa të jetë bërë transparente. Shtojmë specat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të zbutet.

Shtojmë salcën, hudhrat e skuqura, domatet e qëruara në kubikë, kripë, nenexhik dhe domaten dhe e lëmë të gatuhet për 10 minuta.Marrim një tavë dhe shtojmë 3-4 lugë gjelle salcë nga ajo që gatuam dhe e hapim në të gjithë sipërfaqen e tavës. E mbulojmë domaten me feta patëllxhani dhe shtojmë sërish salcën e domates. Kështu veprojmë deri në fund duke llogaritur që të mbyllet me salcën. Në fund shtojmë ½ gotë uji të nxehtë dhe e vendosim përsëri në zjarr të ulët që të marrë një valë. Më pas e  heqim dhe e shërbëjmë.