Receta e ditës - Pilaf bullguri me fileto peshku dhe kimë me vezë / Pjesa e dytë

14 Shkurt 2019, 16:12 | Përditesimi i fundit: 2019-02-14 16:12:32

Receta e dytë: Kimë me vezë

Përbërësit:

4-5 kokrra qepë

1 karrotë

1 degë selino

400 gr mish i grirë

2-3 domate ose pure domate

1 filxhan kafe ujë

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

4 kokrra vezë

4 lgj vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim një tigan të thellë me 4 lugë gjelle vaj ulliri. Sapo vaji të nxehet shtojmë qepën të prerë në fije të holla. E kaurdisim qepën deri sa ajo të tretet mirë. Shtojmë në të karrotën e grirë në rende, selinonë e prerë hollë dhe i kaurdisim së bashku.

Shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim së bashku deri sa mishit ë ndryshojë ngjyrë dhe të thërrmohet.

Shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në kubikë. E lëmë të ziejë për 5 minuta, shtojmë piper të kuq, pak ujë e piper të zi. I vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë për 5 minuta të tjera. Kur uji të ketë shteruar shtojmë vezët dhe mund të transferojmë kimën në furrë ose i vendosim kapakun dhe e lëmë deri sa veza të mpikset. E servirim duke e spërkatur me pak vaj ulliri dhe majdanoz.