Receta e ditës - Pilaf me bullgur e qiqra dhe qumështor kosove + sallatë me finok e portokall / Pjesa e parë

31 Janar 2019, 16:46

Receta e parë:  Pilaf  bullguri me qiqra 

Përbërësit
1 lgj vaj ulliri 
1 lç gjalp 
2 qepë mesatare
2 thelpinj hudhër 
1 lgj salcë speci 
1 lgj salcë domate 
2 fç bullgur i trashë 
1/2 karrotë 
400 gr qiqra të ziera 
1 lgj trumzë e thatë 
1 lç nenexhik i thatë 
Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën e grirë në kubikë të vegjël. E kaurdisim atë derisa të bëhet transparente. Shtojmë dhe hudhrën e shtypur pak e të grirë imët, salcën  dhe i trazojmë të gjitha së bashku. Shtojmë bullgurin dhe i kaurdisim mirë me qepën dhe salcën. Shqtojmë qiqrat e ziera, karrotën e grirë në rende , piper të zi, kripë, trumzë, nenexhik dhe i përziejmë të gjitha së bashku. Shtojmë 4 filxhan ujë të valuar, i vendosim kapakun dhe e lëmë të ziejë bullgurin për 15 minuta. Më pas e mbulojmë me pecetë dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta të tjera. Më pas e shërbejmë me turshi dhe pak kos.