Receta e ditës - Presh me mish të grirë e oriz dhe sultjash / Pjesa e dytë

3 Mars 2020, 12:23

Sultjash

Përbërësit:

1 filxhan çaji oriz

1 1/2 filxhan ujë

1.4 litër qumësht

Pak kripë

5-6 lugë gjelle sheqer

Sheqer vanilje

1 lugë kafe gjalp

Kanellë

Përgatitja:

Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në një tenxhere, ku shtojmë ujë e kripë dhe e lëmë orizin të ziejë derisa të ketë përthithur komplet ujin.

Atëherë fillojmë dhe shtojmë qumështin pak nga pak dhe përziejmë vazhdimisht. (gjithmonë në temperaturë mesatare)

Mund të shtojmë gjatë zierjes një shkop kanellë dhe lëkurë limoni nëse preferoni.

Kështu e lëmë të ziejë duke shtuar qumësht herë pas here derisa të përfundojë komplet qumështi dhe orizi me qumësht të ketë trashur konsistencën e tij.

Shtojmë sheqerin, sheqer vanilje dhe I përziejmë mirë. E lëmë të ziejë dhe 10 minuta të tjera dhe para se ta largojmë nga zjarri, shtojmë edhe 1 lugë kafeje gjalp, e përziejmë dhe shohim që qumështi është bërë si një salcë e trashë. E servirim në tas dhe e elëmë të ftohet fillimisht në temperaturë ambienti, më pas e vendosim në frigorifer për 1-2 orë. E shërbejmë duke e pudrosur me kanellë.