Tortë me çokollatë (pa pjekje)
Përbërësit:
220 gr biskota pa yndyrë
160 ml krem pane për ëmbëlsirë
50 gr gjalp
220 gr çokollatë fondente
Për mbulesën e tortës:
110 gr çokollatë fondente
80 ml krem pane
25 gr gjalp
Përgatitja:
Vendosim biskotat në një qese, mbyllim qesen dhe i shtypim biskotat derisa të copëtohen në copëza, jo të bëhen thërrime, por në formën e një përsheshi. Biskota i largojmë nga qesja dhe i vendosim në një tas. Derdhim kremin në një tigan, shtojmë në të gjalpin, i trazojmë dhe i lëmë derisa të nxehen. Sapo gjalpi të shkrijë e shtojmë në tasin ku kemi çokollatën e grirë dhe e përziejmë derisa të shkrijë plotësisht çokollata.
Shtojmë çokollatën e shkrirë në tasin me biskotat e copëtuara dhe I përziejmë mirë derisa të gjitha biskotat të lyhen me çokollatë.
Në një tepsi unazë (portative) shtrojmë poshtë celefon dhe mbi të nivelojmë biskotat me çokollatë duke e ngjeshur mirë me ndihmën e një luge. Vendosim tepsinë në frigorifer për 1 orë.
Pasi të kalojë një orë përgatisim mbulesën e tortë. Ngrohim kremin pana, e shtojmë tëk çokollata e thërmuar, 25 gr gjalp të tretur, i përziejmë mirë dhe I shtojmë mbi tortë e përhapim mbi sipërfaqe dhe nga anët e tortës. Në fund I japim dekor përsëri me pak çokollatë të shkrirë sipas dëshirës.