Pulë e mbushur me oriz dhe majdanoz
Përbërësit:
1 pulë
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
1 qepë mesatare
1 gotë oriz
Kripë dhe piper i zi
Pak piper i kuq pikant
3 lugë gjelle majdanoz i grirë
1/2 filxhan çaji ujë të nxehtë
Përgatitja:
Pastrojmë pulën dhe e lëmë mënjëanë.
Në një tigan ngrohim vajin, gjalpin dhe e kaurdisim qepën derisa të zbutet.
Shpëlajmë orizin dhe e shtojmë te qepa duke vazhduar ti kaurdisim së bashku. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper pikant dhe i përziejmë së bashku me majdanoz të grirë. Shtojmë gjysmë filxhani me ujë të nxehtë dhe e lëmë të marrë valë derisa orizi të përthithë ujin.
Më pas mbushim pulën me oriz dhe e mbyllim atë me një shkop shishqebapi. Lyejmë pulën nga jashtë me pak vaj, gjalpë dhe kripë. Shtojmë ½ gotë ujë dhe e vendosim në furrë të piqet në temperaturë 190 gradë Celsius, për 1 orë.