Receta e ditës - Pulë krokante me kos dhe njoki me kungull të njomë e karrota / Pjesa e parë

11 Shtator 2019, 12:07

Receta e parë: Pulë krokante me kos

Përbërësit:

800gr. kofsha pule

10-15 thelpinj hudhra

1 l.gj. miell

1 gotë lëng pule

80 ml. verë e bardhë

3 lgj. vaj ulliri

kripë + pipel i zi

400 ml. salcë kosi

pak piper të kuq

majdanoz

Përgatitja:

Lajmë, thajmë mishin dhe e spërkatim atë me kripë e piper të zi. Pudrosim me pak miell. Ngrohim pak vaj dhe skuqim kofshat e pulës deri sa ato të zverdhen mirë nga të gjitha anët.largojmë copat e pulës dhe yndyrën që skuqëm pulën. Shtojmë në tigan vajin e mbetur dhe skuqim thelpinjtë e pulës të plota të pacopëtuara dhe I skuqim deri sa ato të zverdhen pak. Vendosim përsëri copat e pulës në tigan dhe I shuajmë me verë. Sa të avullojë vera shtojmë lëngun e pulës, kosin dhe e trazojmë ngadalë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec të kuq. Shtojmë erzat si trumzë apo majdanoz të grirë hollë. Ulim temperaturën dhe e lëmë salcën të ulë volumin e saj. Largojmë tiganin nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë.