Receta e ditës - Pulë me speca e patate dhe qofte me oriz ( qifqi ) / Pjesa e dytë

14 Janar 2019, 15:40 | Përditesimi i fundit: 2019-01-14 15:40:57

Receta e dytë: Qofte me oriz (qifqi)

Përbërësit:

1 gotë oriz

2 gota ujë të valuar

4 kokrra vezë

1 lgj nenexhik

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë 2 gota ujë, hedhim kripë, 1 gotë oriz të shpëlarë dhe e lëmë të ziejë për 14-16 minuta. Më pas e lëmë të ftohet.

Në një tas rrahim 4 kokrra vezë duke i përzier mirë ato. Shtojmë piper të zi, nenxhik, oriz dhe i përziejmë përsëri. Vendosim në zjarr tiganin me gropa posaçërisht për qofte me oriz. Në çdo gropë hedhim pak vaj ulliri dhe e lëmë pak sat ë ngrohet. Në çdo gropë hedhim nga 1 lugë e gjysëm me oriz dhe vezë, i lëmë të piqen mirë sat ë zverdhen pak nga njëra anë, duke i kthyer dhe nga ana tjetër. Në fund i servirim me kos apo sallatë, si të dëshironi.