Receta e ditës - Qefull me limon e salcë domate dhe makarona me pançetë dhe kungull / Pjesa e dytë

20 Shtator 2019, 12:02

Receta e dytë: Makarona me pançetë dhe kungull

Përbërësit:

400g. makarona

100g. pançetë

250g. kunguj të njomë

200ml panë

50g. parmixhan

Vaj ulliri + 1 thelpi hudhër

Kripë plus piper i zi

Përgatitja:

-Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm të valojë

-Zjejmë makaronat për 9 minuta

-Ndërkohë vendosim një tigan në zjarr dhe e kavardisim pançetën pa yndyrë derisa të bëhet krokante (e largojmë nga tigani)

-Shtojmë 1lgj vaj plus 1 thelpi hudhër, shtojë kunguj të prerë në shirita. I trazojmë për 5 minuta. Largojmë hudhrën.

-Shtojmë panën plus makaronat e zjera plus 1 garuzhde ujë nga tjerja e makaronave, i përzjejmë për 1-2 minuta shtojmë pançetën dhe ib shërbejmë të ngrohta.