Receta e ditës - Tartë me bizele e djathë dhe fileto pule me patëllxhanë e speca / Pjesa e dytë

30 Korrik 2019, 14:19

Receta e dytë: Fileto pule me patëllxhanë dhe speca

Përbërësit:

400 gr fileto pule

kokërr qepë

2 speca, 1 lugë gjelle salcë

3 patëllxhanë

5-6 thelpinj hudhër

2 domate

1 lugë kafe piper të kuq

Kripë dhe piper i zi

2 gota ujë

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën në kubikë deri sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e pulës në kubikë dhe e kaurdisim deri sa mishi të zverdhet pak. Shtojmë pak kripë, specat e prerë në kubikë dhe i kaurdisim më pas duke shtuar patëllxhanët e prerë në kubikë të vegjël me brinjë 1 cm. I kaurdisim mirë duke shtuar hudhrat e prera në copa.

Shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në kubikë. Shtojmë domatet të qëruara dhe të prera në kubikë. Shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq, kripë e piper të zi. E lëmë të ziejë pak dhe shtojmë 2 gota ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta deri sa mishi dhe perimet të ziejnë.