Receta e ditës - Tavë me patate, kunguj e kos dhe qofte me pulë e krem limoni / Pjesa e dytë

10 Shtator 2019, 12:17

Receta e dytë: Qofte me pulë dhe krem limoni

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 lgj parmixhan

2 feta bukë të bardhë

Kripë dhe piper i zi

30 gr gjalp

2 lgj miell

1/2 lëng limoni

1 gotë ujë

Majdanoz

Përgatitja:

Grijmë filetot e pulës dhe i vendosim në një tas. Bukën e vendosim në ujë për ta zbutur dhe pas disa minutash e shtrydhim, e thërrmojmë me dorë dhe e shtojmë tek mishi i grirë. Shtojmë parmixhan, majdanoz të grirë hollë, kripë e piper të zi.

Trazojmë mirë brumin e qofteve dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas formojmë qofte të vogla sa 1 arrë e madhe. Qoftet i skuqim me vaj luledielli ose i pjekim në furrë.

Përgatisim kremin e limonit. Në një tigan shkrijmë gjalp, miell, i kaurdisim pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë fillimisht me ½ lëng limoni, 1 gotë ujë dhe e lëmë të marrë valë. Në temperaturë të ulët shtojmë qoftet dhe i trazojmë me salcën duke rregulluar shijen me kripë e piper. I lëmë në valë për 10 minuta deri sa salca të trashet. Në fund i servirim të ftohta.