Receta e ditës - Tavë me pistil dhe puding me kakao dhe çokollatë / Pjesa e parë

27 Shkurt 2020, 15:02

Tavë me pistil

Përbërësit:

1 petë pistil

4-6 racione mish dashi ose qingji

5-6 qepë

Vaj ulliri

1 lugë supe piper i kuq

2-3 thelpinj hudhra

1 gjethe dafinë

1 lugë supe oriz

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht copëtojmë pistilin dhe e vendosim në një tas me ujë të vakët për ta zbutur.

Ndërkohë grijmë qepët në kubikë jo të imët. Nëse do kemi mish dashi atëherë mishit do t’I japim një valë rreth 30 minuta.

Vendosim qepët në tigan dhe së bashku me vajin e ullirit fillojmë ti kaurdisim në një temperaturë jo të lartë, por mesatare. Ky process zgjat për një kohë të gjatë derisa qepa tretet dhe fillon të karamelizohet pak. Më pas shtojmë copat e mishit. Vazhdojmë përzierjen, shtojmë pistilin e tretur me gjithë lëng, shtojmë një lugë gjelle piper të kuq, hudhrat e grira shumë imët, 1 gjethe dafine, një gotë ujë ose lëng mishi dhe i përziejmë mirë. Në një tavë dheu shpërndajmë 1 lugë gjelle oriz dhe mbi të shtojmë qepën me mish dhe pistil. Vendosim tavën në furrë, derisa të vërë një cipë si kajmak rreth 20-25 minuta.