Receta e ditës - Tortë me krem e luleshtrydhe dhe mish me mashurka / Pjesa e dytë

22 Maj 2019, 12:09

Receta e dytë: Mish me mashurka

Përbërësit:

4-5 racione mish viçi

2 qepë mesatare

2 domate mesatare

1 lgj salcë

1 kg mashurka

4 lgj vaj ulliri

Kripë+ piper

Erëza

Përgatitja:

Pastrojmë bishtajat. I lajmë  dhe i presim  në  gjatesi 3 cm dhe i hedhim  në një ujë  të valuar  me kripë për 10-15 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën , mishin, domatet e prera . Shtojmë salcën, ujin nga  mashurkat dhe  lëmë  mishin të ziejë.  Kullojmë  mashurkat dhe i shtojmë në tenxhere,i lëmë të ziejnë 10-15 minuta së bashku dhe në fund  mund të hidhni 2 lugë gjelle majdanoz të freskët .Nuk i ziejmë së bashku  me salcën  se mund të  forcohen  dhe duhet  një kohë më e gjatë për ti zier, Mund ti përgatisni edhe në  formë tjetër  duke i kaurdisur msashurkat