Patate me kërpudha dhe vezë
Përbërësit:
2 patate mesatare
1 lugë gjelle parmixhan i grirë hollë
3 lugë gjelle pure domate
1/2 lugë kafe rigon
1-2 kërpudha
125 gr mozzarella
1 vezë
3 feta proshutë krudo
Përgatitja:
Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla me trashësi 2 mm.
Lyejmë një tigan me vaj dhe vendosim në të në mënyrë rrethore, si tjergulla fetat e patateve duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe shtojmë pak kripë.
Spërkatim patatet me djathë parmixhan të grirë hollë. Vendosim kapakun për 5 minuta duke i dhënë mundësi djathit të shkrijë dhe patatja të skuqet pak.
Shpërndajmë mbi patate 3 lugë gjelle pure domate, duke lyer të gjithë sipërfaqen. Spërkatim lehtë me rigon të thatë.
Presim kërpudhat dhe i vendosim mbi salcë vetëm anash dukelënë mesin bosh. Hapim një vezë të plotë në qendër, i hedhim pak kripë dhe e vendosim kapakun për 5-7 minuta me qëllim që veza të mpikset dhe kërpudhat të zbuten.
Vendosim patatet me kërpudha dhe vezë në pjatë duke vendosur në të dhe 3 feta proshutë krudo.