Shije Elbasani, receta tradicionale për Ditën e Verës nga shef Naim Bashmilli -Kalastre me përshesh dhe tavë me pistil / Pjesa e dytë

13 Mars 2019, 17:39 | Përditesimi i fundit: 2019-03-14 07:21:33

Kuzhina e “Rreze Dielli” këtë herë ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për të mësuar disa receta tradicionale për Ditën e Verës. Në një prej restoranteve të fshatit turistik Gjinar të Elbasanit kemi gatuar me shefin e kuzhinës Naim Bashmilli receta tradicionale elbasanase. Recetat tipike të ditës së verës si kalastreja me përshesh dhe tava me pistil ishin 2 prej recetave të sugjeruara nga shef Naimi.