Receta e ditës - Fileto pule me brokoli e patate dhe sallatë me kuinoa / Pjesa e dytë

18 Mars 2019, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2019-03-19 09:12:37

Receta e dytë: Sallatë me kuinoa

Përbërësit:

1 filxhan çaji kuinoa

1/2 qepë e kuqe

1 kastravec

1/2 spec i verdhë

2 domate mesatare

1 degë selino

1 tufë majdanoz

Nenexhik

1 e 1/2 limon

1 avokado

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Shpëlajmë mirë kuinoan në një sitë. Ziejmë 2 masa ujë dhe shojmë në të 1 masë kuinoa. Pra raporti është 1 masë kuinoa për 2 masa ujë të valuar. E ziejmë në temperaturë mesatare duke e mbuluar me kapak për 15-20 minuta. E thërrmojmë me pirun dhe e lëmë të ftohet.Ndërkohë përgatisim dresingun. Vendosim në tas pak lëkurë limoni, 6 lugë gjelle lëng limoni, 1 thelp hudhër, 1 lugë kafe sheqer, vaj, kripë, piper dhe i përziejmë mirë deri sa të formohet salca.Të gjitha perimet, qepën, kastravecin, specin, domaten dhe selinonë i presim në kubikë shumë të vegjël.Grijmë hollë majdanozin dhe nenexhikun. I përziejmë mirë perimet së bashku dhe i marinojmë me gjysmën e salcës. Avokadon e presim në kubikë dhe e përziejmë me pak dresing.marrim një formë dhe si bazë vendosim avokadon si shtresë të parë. Përziejmë kuinoan me perimet dhe shtojmë në të dhe dresingun. I përziejmë mirë dhe shtojmë mbi avokadon që vendosëm në formë sallatën me kuinoa. E zbukurojmë sipër me majdanoz dhe domate. E largojmë formën dhe e shërbejmë.