Receta e ditës - Mish qingji tavë me pestil dhe Spinaq me oriz / Pjesa e dytë

6 Shtator 2019, 11:07 | Përditesimi i fundit: 2019-09-06 11:07:23

Receta e dytë: Spinaq me oriz

Përbërësit:

1 kg spinaq

Vaj ulliri

1 kokërr qepë

1 tufë qepë të njoma

1 fk oriz

Kripë,  piper, arre moskat

Kopër ose nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë spinaqin dhe e vendosim në ujë të valuar me kripë për 1-2 minuta. E kullojmë dhe më pas e presim.

Në tenxhere me vaj ulliri kaurdisim një qepë të thatë sat ë zbutet, shtojmë qepët e njoma të grira hollë, orizin dhe vazhdojmë ta kaurdisim pak. Shtojmë lëng mishi ose ujë dhe kur orizi të jetë gjysëm i zier. Shtojmë spinaqin, koprën ose nenexhikun. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat.

Nëse dëshironi gjatë kaurdisjes së qepës mund të shtoni pak salcë nëse e preferoni.