Këtë të martë, në emisionin ‘Pa Gjurmë’ vijmë me histori suksesit që nga gjetjet e dhjetra të humburve e deri në informacionet ‘bombë’, që japin shenja jete për të tjerë të zhdukur. Ndërsa stafi po investigon në vijim, për të ardhur me lajme të mira në sezonin e ardhshëm. U zhduk në vitin 1998 gjendet pas 22 vitesh Teuta Rrahmani. E fejuan kur ishte ende e mitur, Teuta u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Sot është 36 vjeçe dhe është nënë e dy fëmijëve. Ajo tha se jeton jashtë Shqipërisë dhe se ka tentuar të lidhet me familjarët. Një mikeshë i tha se nëna po e kërkonte në "Pa Gjurmë". Emisioni realizon telefonatën e shumëpritur mes prinderve dhe vajzës. Historia e 53-vjeçares që u gjet, humbi...dhe u gjet sërish. Kur u mendua se u gjet, 53-vjeçarja Flora Turmalaj humbi për të dytën herë. Një zonjë nga Lezha, tha se kishte njoftuar policinë dhe këta të fundit e kishin marrë për ta dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës. Gëzimi u shua në pak minuta pasi u mësua se 53-vjeçarja, pas kontrollit mjekësor ishte lënë e lirë. Odiseja e humbjes për herë të dytë përfundoi kur, pas transmetimit për më shumë se një orë "live" me këmbënguljen e "Pa Gjurmë" 53-vjecarja u rigjet nga policia e Lezhës, në një zonë periferike. “Pa Gjurmë” kthen në atdhe trupin e pajetë të Levzat Buziut, që u zhduk në dhjetor të vitit 2019. Zylfia kërkoi ndihmë në emisionin “Pa gjurmë” për kthimin e trupit të vëllait në atdhe. Falë bashkëpunimit me Ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën shqiptare në Malin e Zi, u bë i mundur kthimi i trupit të pajetë të 53-vecarit, në vendlindjen e tij, në qytetin e Elbasanit, ku u përcoll drejt banesës së fundit. Humbi kontaktet në vitin 2015 gjendet pas 5 vitesh, 42-vjeçari nga Fieri. Një dëshmi që mbërriti në “Pa Gjurmë”, gjatë transmetimit live në Report TV çoi në gjurmët e Leonard Rezhdës, i cili humbi kontaktet me familjen në vitin 2015. Pas denoncimit të rastit në studio, nga xhaxhai i tij Filipi, dëshmia e një emigranti shqiptar zbuloi vendndodhjen e Leonardit, në Portsmuth të Londrës. 'Pa Gjurmë' i gjen nënën biologjike pas 55 vitesh. Matilda Koka bie në gjurmët e nënës së saj biologjike, falë investigimit dhe ndihmesës që shqiptarët dhanë. Vajza e Matildës, Ouresa Allushaj donte t'i bënte surprizë mamasë së saj, duke shpresuar se do t'i gjente nënën biologjike. "Pa Gjurmë" u lidh në telefon me Aretinë, nënën biologjike të Matilda Kokës. Ajo është 71 vjeçe dhe jeton në Patra të Greqisë, ku ka edhe tre fëmijë të tjerë. U denoncua se 'mbahej peng' nga burri dhe u abuzua seksualisht nga vjehrri, Zvicra mori në mbrojtje nënën dhe 2 fëmijët. Apelit të nënës, që kërkonte mbrojtje për të bijën në Zvicër, iu përgjigj menjëherë policia zviceriane. Kjo histori, pas publikimit të rastit në emision pati jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat ndoqën rastin e 28-vjecares, viktimë të dhunës. Policia njoftoi të motrën, e cila mbërriti me urgjencë në Zvicër. Eglantina Ismaili është marrë në mbrojtje nga autoritetet bashkë me fëmijët. Ajo komunikon rregullisht me familjen dhe është shëndoshë e mirë. Rilidhet me familjen, nga Gjermani. Shokët i thanë se kërkohej në "Pa Gjurmë". Ardit Kamberaj, 20-vjeçari nga Patosi humbi kontaktet më 9 janar të këtij viti. 2 muaj më pas ai flet me nënën. Gezim Luka u gjet i mbytur, në liqenin e Krujës. Sipas mjeksëisë ligjore, trupi i të riut kishte mbi 30 ditë nën ujë. 26-vjecari Gëzim Luka humbi për herë të dytë, më datë 31 janar, të këtij viti. Dy javë pasi u gjet në "Pa Gjurmë", i riu me probleme të shëndetit mendor u largua përsëri nga banesa, duke përfunduar i mbytur. Gjendet Lulzim Tarko. Zbulohet vendndodhja e 43-vjecarit, disa orë pas denoncimit të tij. “Pa Gjurmë” rikthen në shtëpi 43-vjeçarin Lulzim Tarko, i humbur në datën 2 Qershor. Gjatë transemtimi live, mbërriti informacioni nga një qytetar, i cili tha se pasi e kishte gjetur pa ndjenja, kishte njoftuar autoambulancën. Mas mjekimit në spital, Lulzim Tarko gjendet pranë familjes në gjendje të stabilizuar.
U gjetën dhjetra të humbur/ Lot gëzimi, por edhe hidhërimi! ’Pa gjurmë’, misioni vazhdon...
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
