#pagjurme #odetadume #reportTV Emisioni ’Pa Gjurmë’ në Report TV, zbuloi për herë të parë identitetin e plotë të Elona Kaleshit vajzës, e cila u arrestua mëngjesin e sotëm, vënë nën akuzë për vrasjen, fshehjen dhe copëtimin e kufomave të Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, të cilët ishin të zhdukur që prej vitit 2015. Në llogarinë e 36-vjecares në facebook, nga fotot e publikuara nga Elona Kaleshi duket se edhe ajo sikundër ish-i dashuri i saj Taulanti ka një preferencë të madhe për qentë, ku ka me dhjetëra imazhe të tyre në galerinë e fotove. Në shumicën e fotove të publikuara ka preferuar të fshehë fytyrën e saj, por jo tatuazhin në dorën e majtë, gërmën Q poshtë saj një zemër. Duke i hedhur një sy rrjetit të saj social rezulton të ketë qenë aktive në facebook, referuar postimeve të fundit që ka bërë, mbajnë mbajnë datën 12 dhjetor të këtij viti. Elona Kalesha nuk është një person i panjohur për drejtësinë italiane pasi ka një të shkuar penale për drogë. Vajza me origjinë nga qyteti i Durrësi, emigroi shumë herët drejt Italisë, nga ku nisi dhe një histori dashurie me djalin e vetëm të ciftit Pasho. Të dy nisën bashkëjetesën ku në të njëjtën shtëpi të marrë me qera në Firence. Gjatë kohës që Taulanti kryente dënimin për trafik të lëndëve narkotike, Elona e ka vizituar vazhdimisht në burg, madje ajo e priti para dyerve të burgut edhe ditën kur ai do të lirohej më 2 nëntor të vitit 2015. Bashkëjetesa mes Elonës dhe Taulantit vazhdoi edhe përgjatë vitit 2016, vit në cilin Taulanti merr një tjetër dënim, me arrest shtëpie, ku e kryen në banesën e motrës së tij Vitoria. Në fund të vitit 2016-fillimin e vitit 2017 duket se kësaj marrëdhënie shumëvjecare po i vinte fundi. Dy të rinjtë nuk jetonin më bashkë, Taulanti kërkohej nga drejtësia italiane, dhe jetonte në arrati, ndërsa Elona vazhdoi jetën e saj në Firence, ku sipas publikimeve në rrjetin e saj social në facebook ajo ishte në një marrëdhënie tjetër dashurie. Mësohet se i vetmi familjar që ajo ka në Itali është vëllai i saj, Denis Kaleshi. Elona Kaleshi, ish- e dashura e djalit te vëtëm të ciftit Pasho Taulantit, pak ditë para arrestimit mëngjesin e sotëm, pati një komunikim ekskluziv me moderatoren e emisionit ’Pa Gjurmë’ Odeta Dume, ku përmes messengerit në facebook u shpreh se nuk fliste me gazetarë për ceshtje kaq delikate, përveçse me avokatin e saj. Ky reagim i Elona Kaleshit erdhi pas një tjetër dëshmie të rendësishme bërë në ’Pa Gjurmë’, nga Vitoria, njëra prej vajzave të ciftit Pasho. Ajo u shpreh se personi i fundit që kishte takuar prindërit ka qenë pikërisht nusja e vëllait, Elona. Por pas kësaj interviste ekskluzive të datës 17 dhjetor, nje ditë më pas Elona e kundërshtoi kategorikisht duke mohuar faltin se ishte ajo personi i fundit që pati kontakt me ciftin e masakruar. Sipas saj motrat e Taulantit mund të thonë ç'të duan, pasi edhe ajo vetë ka shumë pyejtje, por jo përgjigje. Ky ishte reagimi i parë bërë për një media shqiptare, në Report TV nga ish-e dashura e Taulant Pasho, djalit të vetëm të Shpëtim dhe Teuta, eshtrat e të cilëve u hodhën nga autostrada Firence-Pisa-Livorno, pasi u copëtuan në copa dhe u futën në katër valixhe. Ndërsa mëngjesin e sotëm Elona tashmë e arrestuar nga policia italiane akuzohet për vrasje, fshehje dhe masakrim të trupave të dy bashkëshortëve.
Zbulohet profili i Elona Kaleshit, marrëdhënia e saj shumëvjecare me djalin e ciftit të masakruar
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
