Zonja Aida Marku nga Elbasani sjell recetën e ditës - Mish qingji me qepujka dhe karrota dhe byrek me presh dhe gjizë / Pjesa e parë

Kuzhina e “Rreze Dielli” këtë herë ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit për të mësuar disa receta tradicionale për Ditën e Verës. Në shtëpinë e shefes së kuzhinës Aida Marku kemi gatuar receta tipike të cilat mund ti marrim me vete në piknikun e organizuar enkas për këtë ditë. Byreku me gjizë dhe presh apo mishi i qingjit me qepujka e karrota ishin 2 prej recetave që Zonja Aida gatoi për ditën e Verës. Veç tyre ajo sugjeroi edhe vezët e ziera, misrat e zier, bukën e misrit të shoqëruar me gjizë e kopër apo edhe të tjera produkte e gatime karakteristike që nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të 14 marsit.

Programe të tjera

Shiko të gjitha