Arkiva

  • Në takimin me trupin diplomatik të akreditar në Tiranë, kreu i shtetit tha se sfida në 100 vjetorin e Pavarësisë është marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Në pritja nga qeveria ka marrë pjesë vetëm ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërkohë që tradicionalisht në të marrin pjesë drejtues të qeverisë dhe të Kuvendi. ( Në foto: Presidenti Topi me ambasadorin amerikan Withers gjatë pritjes në Durrës)
  • Video Prifti-Beqiraj,
    ja pjesët që hoqi Braho

    Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video- skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan kompjuterin si prove për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit dhe video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës.

  • Troski: Pse u futa në oborrin e qeverisë

    Agron Troski, shtetasi që është akuzuar nga Prokuroria dhe Policia e Tiranës se ka shkatërruar me automjetin e tij derën e Kryeministrisë në 21 janar në 2011, në dëshminë e tij pranoi akuzën duke thënë se ishte i detyruar të kalonte në atë pjesë që të mos përplasë demonstruesit. Po ashtu pohoi se atë ditë doli për të kërkuar fëmijët e tij, pasi mendonte se ishin në protestë.

  • Thyhen ndriçuesit, parku i
    liqenit zhytet në errësirë

    Të vendosur pak më shumë se një vit më parë, përgjatë gjithë rrugicave të këtij parku të madh të Tiranës, ata që janë të pathyera numërohen me gishtat e dorës. Madje nuk kanë munguar as rastet, kur të ardhurit nga periferitë e Tiranës, kanë vjedhur edhe kabujt e ndriçimit. (Në foto: Ndriçues të dëmtuar te liqeni)

  • Zyhdi Dajti: Si vdiq Ziveri
    në duart e mia më 21 jana

    Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ish shefi i policisë bashkiake më 21 janar 2011 thyen heshtjen, dhe flet për tragjedinë që i mori jetën 4 personave. “Kur pashë se u rrëzua një person (ishte Ziver Veizi), unë kujtova se u rrëzua ndoshta ngaqë kishte thyer këmbën apo ishte penguar. Mendova të shkoj ta ndihmoj në vend. Por ai dha shpirt për 1 minutë e 30 sekonda”, rrëfen Dajti. (Në foto: Zyhdi Dajti)

  • Tahiri: Gjykatës do i argumentoj
    korrupsionin e familjes Berisha

    Në seancën e sotme gjyqësore deputeti socialist refuzon pajtimin me Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha të cilët e kanë paditur për shkaktim dëmi moral dhe egzistencial. Tahiri: Qeveria ka kapur gjyqësorin dhe po e përdor si kamzhik politik. ( ne foto Argita Malltezi, Shkelzen Berisha, femijet e kryeministrit)

  • Thaçi: Bllokadat nuk
    janë integrim

    Deputetë të Kuvendit të Kosovës në seancën e parë plenare për 2012, kanë shprehur shqetësimin e tyre për ngjarjet e fundit në vend, duke theksuar se aty ku rrihen deputetët e një vendi, vdes demokracia.

  • Rama reagon ndaj LSI: Vratë
    më 21 janar pasi vodhët me figurë

    Menjëherë pas deklaratës së sekretarit për çështjet ligjore të LSI-së, Ylli Manjani, i cili akuzon Ramën si regjisorin politik të ngjarjeve të 21 janarit, ka mbërritur dhe reagimi i kreut socialist nëpërmjet rrjetit social Twitter. “Hajdutët që po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët, janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e me figurë!”

  • Turizmi dhe kultura
    mes Romës dhe Tiranës

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera” gjatë vizitës së tij në Romës ka shpalosur disa prej projekteve kryesore të bashkisë së kryeqytetit. “I propozova Alemanos, t’i vërë emrin “Nënë Tereza”, një sheshi në Romë dhe mu duk se ishte dakord”, thotë ai mes të tjerash.

  • LSI: Rama të kërkojë ndjesë
    për viktimate 21 janarit

    Sekretari ligjor i LSI, tha se pjesë e skenarit të 21 janarit kanë qenë edhe Dritan Prifti e Leonard Beqiraj. ““Kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top”, tha Manjani.

  • Ndërtimi, 85% e firmave
    pa punë, mungojnë investimet

    85.4 për qind e bizneseve që operojnë në fushën e ndërtimit në vendin tonë deklarojnë se nuk kanë në plan asnjë lloj investimi, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit. Kjo shifër ka qenë 82 për qind para gjashtë muajsh.

  • 14 janari, Kurti: Policët
    më tërhoqën zvarrë

    Në një intervistë të publikuar të premten në “Kosova Sot”, Kurti tha se organet policore nuk kishin si qëllim arrestimit, por vetëm nxitjen e incidenteve dhe ushtrimin e forcës, për t’i treguar protestuesve se “përderisa lideri i tyre po dhunohej, nuk do të ishte kurrfarë problemi që kjo të ndodhte edhe me ta”.

  • Aleanca Kuq e Zi: Sistemi
    zgjedhor duhet ndryshojë

    Në tryezën e thirruar për reformën zgjedhore më ekspertë shqiptarë e të huaj është këmbëngulur për ndryshime në Kod.

  • Topi viziton Mehdi Zhegën,
    gjendja e tij e rëndë

    Ish trajneri dhe futbollisti gjendet i shtruar prej kohësh në QSUT “ Nënë Tereza” në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e goditjes nga një ishemi celebrale.

  • KLSH, Leskaj: Jo më auditime
    formale, ndihmë nga prokuroria

    Në analizën vjetore, kryetari i KLSH tha se nuk do të tolerojë më më auditime formale apo evidentim shkelësish pa ndëshkimin që meritojnë. Kërkoi mbështetjen e prokurorisë për procesin.

  • Mbikqyrja elektronike, firmoset
    marrëveshja mes OSBE e qeverisë

    Teknikisht mbikqyrja elektronike do të funksionojë me një pajisje elektronike, e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative nga ku do të monitorohet respektimi i urdhërave të gjykatës nga personat e dënuar.

  • Provimi i shtetit, rrëzohen
    33 stomatologë

    Provimi i shtetit zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Atij i nënshtrohen të gjithë ata që janë diplomuar në vitin 2010 në degët e
    mjekësisë, veterinarisë, inxhinierisë, arkitekturës, drejtësisë dhe mësuesisë. Vetëm nëse marrin këtë provim studentët marrin licencë për të ushtruar profesionin.

  • Jennifer Aniston 6 muajshe shtatzëne

    Pas thashethemeve për shtatzëninë e re të Angelina Jolie, edhe Jennifer Aniston ka befasuar me të njëjtin lajm. Të jetë e vërtetë apo thjesht rivaliteti mes dy vajzave të njohura të ekranit po shfaqet në një tjetër formë?

  • Arben Imami sot në Shkup
    takon homologun maqedonas

    Ministri Imami do të zhvillojë takime me homologun e tij Fatmir Besimi si dhe zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi. Në agjendën e vizitës është paraparë edhe takimi me deputetët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri.

  • Plagoset me pistoletë në
    mesnatë, kapet i dyshuari

    Plagoset 2 herë me armë zjarri 26 vjeçari Bojken Spahiu. Autori që ishte këmbësor është larguar menjëherë, ndërsa policia ka ndaluar një person të dyshuar. Atentati ndodhi gjatë kohës që i dëmtuari çoi në shtëpi të fejuarën e tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv