Arkiva
-
Afati katër-vjeçar i drejtuesve të universiteteve publike në vend skadon ditën e nesërme. Por megjithatë ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përcaktuar ende një datë se kur do të mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj dhe kur do të hapet fushata zgjedhore. Gjë që pritet që në të vërtetë të detajohet brenda kësaj jave. 17 Janar 2012, 20:01
-
PS: Vendimi gjykatës,
17 Janar 2012, 19:30
refuzim i 3 kërkesave të BEKryesia e PS ka vendosur të mbledhë asamblenë në orën 11:00 të 22 janarit, pikërisht një ditë pas tubimit që do të mbahet në datë 21 për vrasjen e 4 protestuesve vitin e shkuar. Në asamble do të diskutohen shumë pika nga programi i PS, por edhe vendimi i Gjykatës së Lartë në procesin ndaj Ilir Metës.
-
Withers: Shqipëria nuk
17 Janar 2012, 18:54
ndjek rrugën e demokracisëIsh-ambasadori amerikan në Shqipëri, John L. Withers II, në një intervistë për VOA ka shprehur shqetësimin për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. “Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq" shprehet Withers.
-
Universiteti Vitrinat
17 Janar 2012, 16:11
Bodigardët rrahin studentëtStudentët e një universiteti privat Vitrinat konfrontohen fizikisht me bodigardët e këtij universiteti. Shkak i konfrontimit është bërë zhurma në korridoret e universitetit, e shkaktuar nga studentët.
-
Meta: Rama kërkonte
17 Janar 2012, 17:53
të më eliminonte fizikishtëZhvillohet konventa stundetore e Lri, e cila u hap me fjalën e Ilir Metës. Meta sulmoi drejtpërdrejt kreun e PS, Edi Rama për procesin që u zhvillua ndaj tij, duke e quajtur “një farsë të organizuar nga nipi i byrosë politike”.
-
Shkarkimi, Spahiu thirret
17 Janar 2012, 17:05
nga komisioni i ligjevePa kaluar as 24 orë nga deklarata e kryeministrit Berisha në zyrën e zv.kryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu ka mbërritur shkresa nga Kuvendi. Komisioni i ligjeve do të zhvillojë nesër një seancë dëgjimore me Spahiun.
-
BSH kundër Berishës:
17 Janar 2012, 16:42
Ekonomia rënie 7.9%Departamenti i Politikës Monetare pranë Bankës së Shqipërisë ka publikuar dje rezultatet e vrojtimit të besimit të bizneseve dhe konsumatorëve për tremujorin e fundit të vitit 2011. Sipas bankës qendrore, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 7.9 pikë përqindjeje në tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe 16.5 për qind poshtë mesatares së tij afatgjatë.
-
Occupy the University
17 Janar 2012, 15:44
studentët në protestëStudentët e universitetit shtetëror kanë zhvilluar sot protesta kundër stazhit të detyruar pas përfundimit të studimeve, testit të Toefl-it dhe financimet e universiteteve private me para publike. Protestat janë zhvilluar para cdo fakulteti gjatë pasdites së sotme. Studentët paralajmërojnë protesta të tjera në ditët e ardhshme.
-
Rajan Gibs cilësohet
17 Janar 2012, 15:42
vemje nga i vëllaiVëllai i futbollistit Rajan Gibs është shprehur për të se mund të jetë një futbollist I madh por që mbetet vemje.Këto deklarata vijnë për shkak se futbollisti ka patur një lidhje të fshehtë prej tetë vjetësh me gruan e vëllait të tij.
-
21 janari, familjarët letër
17 Janar 2012, 14:45
për Arvizu: Duam drejtësiNë letrën e tyre, familjarët e viktimave të 21 janarit shprehin bindjen se ambasadori Arvizu nuk do të qëndrojë indiferent dhe nuk do të pajtohet me veprimet e paligjshme të minipulimit dhe zhdukjes së provave duke filluar nga mosdorëzimi në kohë i armëve të cilat hapën zjarr në drejtim të demonstruesve e deri në fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrisë
-
Prishet pakti, Patozi:
17 Janar 2012, 14:50
Rama zhgënjeu sërish
Debatet dje në KuvendKryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi duke shprehur befasine për qëndrimin e papritur te opozites, i ka bere apel asaj t’i qëndrojnë marrëveshjes. “Jemi tërësisht të çuditur dhe të befasuar nga ky qëndrim i papritur i opozitës në një kohë që ne mezi kishim vendosur një klimë normaliteti në mbylljen e sesionit të shkuar”, tha ai.
-
Martin Shulz, presidenti
17 Janar 2012, 14:28
i ri i Parlamentit EuropianSocialdemokrati gjerman Martin Schulz u zgjodh sot president i Parlamentit Evropian për një mandat të dytë prej dy vjet e gjysmë, duke zëvendësuar konservatorin polak Jerzy Buzek dhe premtoi se do të dëgjohet zëri i të zgjedhurve përballë qeverive. ( ne foto Martin Shulz duke shtrenguar doren presidentit te PE-se ne ikje ,Jerzy Buzek)
-
Mediat e huaja për pafajësinë e Metës
17 Janar 2012, 14:04Mediat kanë zbardhur vendimin e Gjykatës për Metën, të cilin e cilëësojnë si njeriun që drejton një parti të vogël (AFP), votat e së cilës bënë që Berisha të mbante pushtetin në vitin 2009.
-
100 vjetori i pavarësisë, Basha
17 Janar 2012, 12:33
në Shkup për sheshin “Skënderbej”Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Maqedonisë Basha zhvilloi takim me liderët e partive shqiptare, Menduh Thaçi, keu i PDSH-së dhe Ali Ahmeti kreun e BDI-së. Kërkohet bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.( ne foto Basha ne Shkup per vendosjen e gurthemelit te sheshit Skenderbej)
-
Pafajësia e Metës, Rama:
17 Janar 2012, 13:37
Skënderbeu do të turpërohejGjatë fjalës së tij në takimin me kryekomunarët e jugut të vendit, Rama tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës është tallje cinike me njerëzit e thjeshtë.
Mendoni se Gjykata e Lartë u shpreh drejtë për pafajësinë e Ilir Metës?
Blog- Gjykata dhuratë të çmuar pushtetit
Gjykata e Lartë: S’ka prova për korrupsionin e Ilir Metës
Meta i pafajshëm, KE: Opinioni në progres raport
Mediat e huaja për pafajësinë e Metës -
Tiranë, kopshti 31 pa ngrohje
17 Janar 2012, 12:54
Prindërit largojnë fëmijëtNjë pjesë e mirë e prindërve që kanë fëmijët në kopshtin nr.31 të Tiranës, e cila ndodhet në zonën e ish-bllokut, kanë preferuar që këto ditë të ftohta t'i heqin fëmijët nga ky institucion. Kjo pasi mungon ngrohja. "I bëmë lekët ilaçe për fëmijët."- tregojnë prindërit.
-
"Skënderbeu" një dokumentar
17 Janar 2012, 10:39
që zbërthen shumë pikëpyetjeI pari film dokumentar mbi Skënderbeun do të shfaqet sot me 17 janar, në orën 19:00 në kinemanë "Imperial" në Tiranë. Vjen nën regjinë e Vladimir Priftit me mbështetjen e Qendrës Kombëtare Kinematografike.
-
I ftohti i merr jetën 70 vjeçarit
17 Janar 2012, 12:44
Ramasaco:Erdhi i vdekur në spitalHysni Xhabafti, nga zona e Saukut, u bë dje viktima e parë e të ftohtit që ka mbërthyer vendin. i moshuari ishte duke ecur i vetëm në këmbë, në zonën e "Ali Demit", kur është shembur papritur në tokë. Drejtoresha e Shërbimit Parësor Rajonal, nën varësinë e së cilës është edhe urgjenca e Tiranës shpjegon si ka ndodhur.
-
Provimi i shtetit, testohen
17 Janar 2012, 12:23
150 stomatologët e parëKanë nisur ethet e provimit të shtetit. Të parët, kanë qenë 150 studentët e stomatologë të porsa diplomuar, të cilët i janë nënshtruar dje këtij provimi që u jep licencën për ushtrimin e profesionit. Provimi është zhvilluar me dy orare të ndryshme.
-
Telefonia fikse, Albtelecom
17 Janar 2012, 12:11
kërkon rritje tariforePajtimi mujor i tefonisë fikse për të gjitha kategoritë e abonentëve duhet të rritet. Në një intervistë për median, Orhan Coskun, drejtor i përgjithshëm i Albtelecom dhe Eagle Mobile, shprehet se ky shërbim vazhdon të jetë nën kosto dhe duhet lejuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare rritja e çmimit, për t'i mundësuar Albtelecom-it shtimin e investimeve për linja fikse.