Ekonomi
-
Shqipëria renditet në vendin e 56-të në listën e shteteve më të përshtatshme për investimet e huaja në botë, duke lënë pas në rajon Bosnjë Hercegovinën, por edhe Greqinë, sipas klasifikimit më të fundit nga "American Journal of Policy and Finance Foreign Policy". 25 Qershor 2014, 17:53
-
Nuk ndryshon norma e interesit
25 Qershor 2014, 15:30
BSH: Rritje konsumit e prodhimitNorma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në vlerën 2.50%. Këtë ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një dalje për shtyp. Guvernatori i BSH theksoi se vendimi për të mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit do të krijojë kushte më të përshtatshme financiare. VIDEO
-
Koka-Gjiknuri me investitorët kazakë
25 Qershor 2014, 14:39
ftesë për investime në ShqipëriMinistri i Mjedisit, Lefter Koka firmosi sot aderimin e Shqipërisë në nismën “Green Bridge”. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë gjatë takimit që Ministri Koka zhvilloi në Tiranë me Ministrin e Mjedisit dhe të Ujërave të Kazakistanit, Nurlan Kapparo. VIDEO
-
Fati i "Albpetrol", ministri Gjiknuri:
25 Qershor 2014, 11:58
Po studiohen të gjitha opsionetMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri thotë se qeveria po shqyrton opsionet që mund të ndiqen në raport me përspektivën e Albpetrolit. Gjatë një takimi me një grup investitorësh nga Kazakistani Gjiknuri i informoi ata për interesin në rritje për blloqet e lira të kërkimit të naftës dhe rregullat që po hartohen për dhënien e tyre për kërkim.
-
287 mln $ detyrime të prapambetura
25 Qershor 2014, 11:44
MF publikon listën e subjekteveMinistria e Financave ka alokuar 287 milionë dollarë deri më 20 qershor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në disa sektorë. Në kuadër të Strategjisë së Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura, miratuar në shkurt 2014, Ministria e Financave publikoi listat me subjektet dhe faturat për likuidim. VIDEO
-
Shpërndarja e energjisë elektrike
25 Qershor 2014, 07:14
sërish në pronësi të shtetitQeveria e Shqipërisë dhe Shoqëria CEZ a.s. arritën më në fund të shmangin rekursin në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar, duke përfunduar një marrëveshje për zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit të krijuar që prej janarit 2013.
-
Sekretariati i Komunitetit të Energjisë:
24 Qershor 2014, 17:06
Marrëveshja, veprimi më i logjikshëmSekretariati i Komunitetit të Energjisë përmes zv/drejtorit Dirk Buschle vlerësoi marrëveshjen e arritur mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ si veprimin më të logjikshëm të mundshëm.
-
Basha: Terminali për pasagjerët
24 Qershor 2014, 15:37
do u kushtojë zero lekë qytetarëveKreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar sot projektin për terminalit, duke se do të kushtojë zero lekë për qytetarët. Puna për realizimin e projektit do të nisë menjëherë sapo Këshilli Bashkiak t’i hapë rrugën procedura për koncesionin. VIDEO
-
Mbyllet konflikti me CEZ, Çekia
24 Qershor 2014, 09:26
lë arbitrazhin, merr 95 mln euroQeveria shqiptare dhe CEZ shpërndarje kanë arritur marrëveshjen për zgjidhjen e konfliktit mes palëve, që pas prishjes së kontratës nga ish-qeveria Berisha. Marrëveshja: CEZ heq dorë nga arbitrazhi, i trasnferon Shqipërisë 76 % të aksioneve. Shoqëria e re që merr CEZ nën kontrollin e shtetit, i paguan Çekisë 87.1 mln euro me këste për 4 vjet, me interes 7.9 mln euro. VIDEO
A1 REPORT njoftoi dje pritjen e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me CEZ
CEZ, Arbitrazhi mund tëshmanget për 95 mln € -
CEZ, Arbitrazhi mund të
24 Qershor 2014, 01:58
shmanget për 95 mln €Kompania çeke CEZ Group është në prag të pranimit të zgjidhjes së konfliktit me shtetin shqiptar, i cili i ka hequr licensën për shpëndarjen dhe tregtimin e energjisë elektrike.
-
Rritet me 20% transferta e parave
24 Qershor 2014, 07:30
jashtë vendit, ja si do të frenohenSipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tre muajt e parë të këtij viti, transferimi jashtë i fitimeve të kompanive të huaja ishte 53 milionë euro ose 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
-
Kodi i ri doganor, Cani: Nuk do
23 Qershor 2014, 14:41
të hiqen çmimet e referencaveSistemi ynë doganor do të reformohet krejtësisht, duke synuar tu japë fund praktikave abuzive në dogana dhe standartizojë çmimet e referencës. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, teksa ka shpjeguar në komisionin e Ekonomisë ndryshimet që prashikon kodi i ri doganor, ka deklaruar se çdo hap do të hidhet në mënyrë graduale, por të sigurtë. VIDEO
-
Bushati: Potenciali i marrëdhënieve
22 Qershor 2014, 17:40
Shqipëri-Izrael, ende i pashfrytëzuaMinistri Jashtëm Ditmir Bushati ka vizituar shtetin e Izraelit, i ftuar nga Këshilli Botëror Hebre dhe ai Izraelit për marrëdhëniet me jashtë, ku është diskutuar mbi raportet mes dy vendeve dhe mundësinë për zgjeruar bashkëpunimin. FOTO
-
Studimi i OKB/ Gratë shqiptare dhe
22 Qershor 2014, 16:59
biznesi, paguhen më pak se burratNë Shqipëri gratë zotërojnë vetëm 10 për qind të fermave bujqësore dhe janë drejtuese vetëm në 20 për qind të bizneseve të tjera. Një studim i fundit tregoi se punësimi i grave është i vështirë dhe i keq-paguar. Një plan i ri veprimi synon të shtojë pjesëmarrjen e tyre në sipërmarrje.
-
Urdhëri i IQT-së, karburantet tashmë
22 Qershor 2014, 07:39
me kontroll për polica sigurimiInspektoriati Qendror Teknik njoftoi se, në vijimësi të kontrolleve që prej muajsh po kryen për respektimin e standardeve në pikat e tregtimit me pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, është fokusuar edhe tek pajisja me policën e sigurimit nga ana e këtyre subjekteve.
-
Basha: Kuvajti, 3 mln euro Bashkisë
21 Qershor 2014, 17:12
së Tiranës për kompleksin arsimoKuvajti do të financojë me 3 mln europ projektin e ndërtimit të një kompleksi edukimi në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet. Kjo u bë e ditur gjatë takimit që kryebashkiaku Basha, njëherësh edhe kryetar i PD-së, ka zhvilluar me delegacionin parlamentar kuvajtian.
-
Durrës, Haxhinasto: Disa segmente
21 Qershor 2014, 15:16
hekurudhore do jepen me koncesionMinistrit i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka inspektuar paraditen e sotme bazën e shërbimit të mjeteve të lëvizshme në sektorin e hekurudhës shqiptare pranë plazhit në Durrës. Sipas tij problemet e hasura janë të shumta, por po punohet për rigjenerimin e hekurudhës, ndërsa ka shtuar se po shihet mundësia që disa segmente hekurudhore të jepen me koncesion.
-
Detyrimet, Financat
21 Qershor 2014, 09:42
paguajnë 96,5 mln euro faturaQeveria ka paguar deri ditët e fundit detyrime të prapambetura të shtetit për biznesin privat në një total me vlerë prej afro 96.5 milionë eurosh, njofton ministria e Financave.Janë rimbursuar TVSH 8 miliardë lekë, 3.55 miliardë lekë edhe për investimet
-
ByPass-i Vlorës, ministri Cani
20 Qershor 2014, 17:30
nënshkruan marrëveshjen me BEISë shpejti do të nis puna për ndërtimin e By-Pass-it të Vlorës kjo falë marrëveshjes së nënshkruar gjate kësaj të premteje mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Europiane për Investim. Ministri i financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se ky segment rrugor i cili do të ulë ndjeshëm trafikun e qytetit.VIDEO
-
Hapet rruga për “klasat inteligjente”
20 Qershor 2014, 09:10
Ja kushtet e kredisë 3.5 mln euroQeveria i hapi rrugë krijimit të “klasave inteligjente”. Këshilli i Ministrave mori të mërkurën vendim për miratimin në parim të marrëveshjes së kredisë për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit “Arsimimi elektronik – Shqipëri – Modernizimi i sistemit arsimor”, me një hua të butë prej 3.500.000 eurosh.