Kosova & Rajoni
-
Nga dita e sotme për 3 ditë do të nisë manifestimi gjithëpopullor tradicional “Epopeja e UÇK-së”. Manifestimi organizohet në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes heroike Jashari, dëshmorëve të kombit dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. 5 Mars 2012, 07:44
-
Dell - Serbisë: Mos provo organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë
5 Mars 2012, 09:53Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, ka paralajmëruar Serbinë që të mos provojë organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sepse kjo do të ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244.
-
Kacin: Marrëveshjet historike - Studimi i fizibilitetit jo i mjaftueshëm
5 Mars 2012, 09:29Raportuesi i Bashkimit Evropian për Serbinë, slloveni Jelko Kacin, marrëveshjet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i vlerësoi si historike, pasi që sipas tij, kjo gjë do t`i ndalojë të gjitha përpjekjet për ta bllokuar Kosovën.
-
Mitrovicë, serbët festojnë
5 Mars 2012, 09:30
fitoren e Putin në MoskëMediat kosovare bëjnë të ditur se serbët të hipur nëpër makinat e tyre kanë parakaluar nëpër rrugët kryesore të veriut të qytetit, duke valëvitur flamujt rusë, serbë. Janë dëgjuar dhe brohorima ”Serbia, Rusia, Putin, këngë nacionaliste e sharje kundrejt shqiptarëve.
-
Përleshje e armatosur në qendër të Mitrovicës
4 Mars 2012, 15:35Fadil Gjosha (1973), dhe Qenan Fejza (1979) kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga të shtënat me armë zjarri në një konflikt që ka ndodhur mbrëmë (03.Mars), rreth orës 23.10 minuta në qendër të Mitrovicës. Lëndime të lehta ka pësuar edhe Afrim Shyti, polic.
-
LDK: Do ndryshojmë simbolet
4 Mars 2012, 13:26
e Kosovës me ato të RugovësLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se flamuri i ardhshëm i Kosovës do të jetë ai i Dardanisë ndërsa himni ai i ish-presidentit të vdekur Ibrahim Rugova. Ndryshimet me “pëlqimin e të gjithë popullit”.
-
Thaçi: Bëmë hapin e parë
3 Mars 2012, 18:46
drejt BE, Kosova unikePas kthimit në Prishtinë nga vizita e tij në Bruksel, Kryeministri kosovar tha se “Për herë të parë perspektiva e Kosovës merr formën konkrete”. Nuk ka izolim apo kthim, tha ai: “Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën”.
-
Ambasadori Fitu: Kosova ka fituar kredibilitet
2 Mars 2012, 16:23Për herë të parë në histori, Kosova do të përfaqësohet vetë në 35 takime që ka jashtë vendit, e dyta ajo ka fituar studimin e fizibilitetit edhe kjo është diçka, tha ambasadori franqez në Kosovë në rastin e hapjes së Festës ndërkombëtare të Frankofonisë. Fitu tha se me këto marrëveshje të arritura në dialogun me Serbinë, Kosova ka fituar kredibilitet në gjithë rajonin sidomos në Evropë për gjithë punën që e ka bërë deri më tani.
-
Thaçi: Kosova do antarësohet në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
2 Mars 2012, 16:01Në muajin mars Kosova pritet të antarësohet në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, këtë e ka paralajmëruar para disa ditësh kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Kosova e prezantuar me fusnotë do të arrijë marrveshjen me BERZH-in, gjë e cila hapë dilemat se a do të këtë ratifikim të marrveshjes në Kuvend edhe nga opozita.
-
Rrjeti i Grave të Kosovës: Duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës
2 Mars 2012, 15:40Me 8 Mars Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të vazhdojë traditën duke organizuar protestë, kësaj radhe me moton: “Nuk duam lule por duam drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës”. Përmes kësaj proteste ato kërkojnë mbrojtje ligjore për gratë e dhunuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë.
-
Bllokohet për një orë pika kufitare Bërnjak
2 Mars 2012, 13:42Pikat kufitare 1 dhe 31 në veri ishin për 12 vite jashtë kontrollit institucional të Kosovës. Me 15 Shtator të 2011, Policia e Kosovës ndërmori një aksion për futjen nën kontroll, ku u vra polici i njësisë speciale Enver Zymberi, tash hero i Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi pati deklaruar se Doganierët dhe Policia e Kosovës bashkë me atë të EULEX dhe KFOR tashmë janë në dy pikat kufitare.Por, reagimi dhe organizimi i serbëve të veriut të Kosovës ishte i menjëhershëm duke bllokuar të gjitha rrugët që nga 15 Shtatori e deri më sot. Serbët e veriut kanë mbajtur referendumin për mospranimin e shtetit të Kosovës më 14 Shkurt të këtij viti dhe janë deklaruar kundër institucioneve me mbi 60 përqind të votuesve.
-
Djelic: Kosova rrugë me xhemba
2 Mars 2012, 13:24Bozhidar Djeliç kishte dhënë dorëheqje në dhjetor të 2011-tës nga funkcioni i tij si nëkryetar i Qeverisë së Serbisë, kurse tani punon në "pakon" për përmirësimin e situatës sociale dhe ekonomike në Serbi, në strategjinë "Serbia 2020" që është edhe pikë e programit politik të Partisë Demokratike(DS).
-
Bugajski: Fusnota dëmtuese,
2 Mars 2012, 13:16
vë në pikëpyetje statusin"Marrëveshja do ta sjellë qeverinë e Kosovës në forumet ndërkombëtare me Serbinë. Por, anë negative mendoj se është kjo fusnota, e cila është potencialisht dëmtuese", thotë Janush Bugajski. Intervista e plote.
-
Serbia merr statusin kandidat
2 Mars 2012, 10:56Përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se ky vendim u mor pasi që Serbia ka arritur të bëjë reforma demokratike dhe ka treguar bashkëpunim të shkëlqyer me Tribunalin e Hagës duke dorëzuar kriminelët e luftës Karaxhiçin dhe Mlladiçin dhe potencuan edhe arritjet në dialogun me Prishtinën.
-
Albin Kurti: Gjysma e deputetëve të PDK-së agjentë
2 Mars 2012, 10:12Mbrëmë, në intervistën për emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në RTK, Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosja dallohet nga subjektet tjera politike për parimet politike
-
Vritet një 18 vjeçar në Besianë
2 Mars 2012, 10:02Është vrarë para shtëpisë së tij një 18-vjeçar i familjes Sinani, ndërsa janë plagosur rëndë dy prindërit dhe i vëllai.
Autori i vrasjes është vetëdorëzuar në stacionin policor në Besianë. -
31 Marsi afati i fundit për deklarim të pasurisë
2 Mars 2012, 09:56Ka filluar afati ligjor për deklarimin e pasurisë në agjencinë kundër korrupsionit (AKK). Parashikohet rritje deklarimesh nga politikanët.
-
Debat i nxehtë në Kuvendin e Kosovës
2 Mars 2012, 09:37Në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës dje kishte debat të nxehtë deri në orët e vona mes opozitës LDK, Vetëvendosje, AAK-së si dhe pozitës që udhëhiqet nga PDK-ja e Hashim Thaçit dhe AKR-së së Behgjet Pacollit. Çështja e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale me fusnotë ka nxitur debat të nxehtë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Opozita ka kërkuar që marrëveshjet e bëra, fusnota, të diskutohet në Kuvend
-
Ndërpritet seanca për rastin Kleçka
1 Mars 2012, 16:21Problemet shëndetsore të Behlul Limajt, kushëririt të Fatmir Limajt i akuzuar në rastin Klecka, kanë diktuar ndërprerjen e seancës në këtë fazë procesi ku po trajtohet pranueshmëria e deklaratave të dëshmitarit X.
-
Policia e Kosovës, vë në pranga 4 persona për grabitje me armë
1 Mars 2012, 16:09Në një operacion policor janë arrestuar katër persona, dy nga ta shtetas të Shqipërisë që dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të grabitjeve ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar.