Kronikë
-
Një nga dhomat që ka ngjallur më shumë kureshtjen e vizitorëve në bunkerin anti-bërthamor ose objektin 0774 është Dhoma e Ushtrisë. E ndërtuar në krah të dhomës së diktatorit Enver Hoxha, kjo hapësirë nuk i ka shpëtuar kureshtjes së vizitorëve të shumtë shqiptarë dhe të huaj.
VIDEO
FOTO 12 Dhjetor 2014, 14:33
-
Nikolla: Rritja e tarifave të studimit
12 Dhjetor 2014, 16:12
synon përmirësim të infrastrukturës
PDF - Analiza Arsimi i Lartë në ShqipëriRritja e tarifave të studimit në Bachelor dhe Master është bërë me kërkesë të institucioneve të larta arsimore për përmirësimin e infrastrukturës mësimore. Këtë përgjigje dha ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjatë prezantimit të analizës së masave në Arsimin e Lartë për 2014, për të gjithë studentët që ditë më parë protestuan për rritjen e tarifave.
VIDEO -
Shkarkimi i 131 gardianëve, Naço:
12 Dhjetor 2014, 13:29
Kishin futur dorën te xhepi i shtetitGjatë konferencës të organizuar paraditen e sotme për 15 vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, ministri i Drejtësisë u ndal edhe për shkarkimin e 131 punonjësve të burgjeve të cilët rezultonin debitorë ndaj OSHEE, duke thënë se ata kanë futur dorën në xhepin e shtetit.
VIDEO -
Gjirokastër, lagjja "Zinxhira" pa
12 Dhjetor 2014, 13:12
infrastrukturë, banorët apel bashkisëLagjja Zinxhira në qytetin e Gjirokastrës ndonëse prej vitesh njeh rritje demografike, vuan mungesën e investimeve në infrastrukturë. Banorët i bëjnë apel bashkisë të kthejë sytë dhe nga kjo zonë e cila bën pjesë brenda vijës së verdhë të qytetit.
VIDEO -
Bushati në Ministerialin e BSEC:
12 Dhjetor 2014, 12:58
Shqiperia e angazhuar në rajonMinistri i Jashtem, Ditmir Bushati, mori pjesë sot në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), që u mbajt në Selanik të Greqisë. Takimi analizoi zhvillimet më të fundit në rajonin e Detit të Zi dhe zhvillimet kryesore të shënuara gjatë kryesisë gjashtë mujore të Greqisë në këtë organizatë rajonale.
-
Fier, kultivuesit e ullirit e mbyllin vitin
12 Dhjetor 2014, 12:53
me humbje, shkak moti e pesticidetKy vit ka rezultuar më bilanc negative për kultivuesit e ullirit në Cakran të Fierit. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në ekonominë e këtyre familjeve ku kultivimi I ullirit është e vetmja e ardhur për shumë prej tyre.
VIDEO -
Greqi, kapet shqiptari me 22 kg kanabis
12 Dhjetor 2014, 12:06
i akuzuar më parë për pastrim parashPolicia greke arrestoi një 38-vjeçar shqiptar pasi u gjet me 22 kilogramë kanabis sativa në makinën e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pasditen e djeshme në aksin kombëtar Kozani – Janinë duke udhëtuar me makinën e tij, ku dhe kishte fshehur lëndën narkotike.
-
Itali, arrestohet 34-vjeçari shqiptar
12 Dhjetor 2014, 11:51
në makinë kishte 100 kg marijuanëPolicia italiane ka arrestuar shtetasin shqiptar me inicialet K. I., i cili udhëtonte drejt kryeqytetit italian. Nga hetimet e para mendohet se Roma ishte destinacioni i drogës. Policia ka kontrolluar makinën e shqiptarit, pasi ka vënë re në sedijen e pasme disa pako të dyshimta.
-
Lushnje, pëson atak kardiak
12 Dhjetor 2014, 11:33
Vdes në timon 46-vjeçari invalidNjë 46-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier në vendin e quajur ‘Rotondoja e Plukut”. Fiqeret Gurguri ka pësuar një atak kardiak në momentin që ka qënë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Citroen” me targa AA708 DY dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
VIDEO -
Mbush 15 vjet Avokatura e Shtetit
12 Dhjetor 2014, 10:56
Naço: Reforma për standarde të BEMinistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka vlerësuar avokatëve të shtetit, duke theksuar se kanë treguar integritet dhe profesionalizëm. Në ceremoninë e organizuar me rastin e 15-vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, Naço theksoi vendosmërinë për reformimin edhe të këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.
-
Fushë-Krujë, digjet automjeti pas
12 Dhjetor 2014, 10:34
aksidentit, ndërron jetë drejtuesiNjë i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Lac ku një automjet u përfshi nga flakët në afërsi të një karburanti. Automjeti tip “Audi” është përplasur më një furgon, më pas më një bordurë teksa më vonë është përfshirë nga zjarri.
VIDEO -
Tahiri: Burokracia pengon vendet
12 Dhjetor 2014, 15:34
e Ballkanit në luftën kundër krimitBurokracia pengon jo pak vendet e Ballkanit në luftën ndaj kriminalitetit dhe marrëdhëniet midis palëve. Ka qenë ky shqetësimi i ngritur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, gjatë një forumi që po mbahet në Beograd për çështjet e drejtësisë dhe kriminalitetit ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit.
VIDEO -
Fier, zëvendësoi naftën e vjedhur
12 Dhjetor 2014, 09:28
me ujë, arrestohet shoferi i autobotitEfektivët e sektori kundër Krimit Ekonomik Financiar në qytetin Fierit kanë arrestuar shoferin e një kompanie nafte, pasi dyshohet për vjedhje nafte. Burime nga policia e Fierit, bëjnë të ditur se Maksim Hysi akuzohet se ka shkarkuar naftë nga autoboti dhe sasinë e vjedhur të karburantit e ka zëvendësuar me ujë.
-
FOTOLAJM/ Mjegulla "pushton"
12 Dhjetor 2014, 08:37
Tiranën, vështirësi në qarkullimTirana është zgjuar sot nën pushtimin e mjegullës. Në orët e para të mëngjesit në kryeqytet është vënë re një mjegull e dendur.
FOTO -
Korçë, kërcënimi ndaj Sotiraq Filos
12 Dhjetor 2014, 08:18
'Po shembe objektin, jemi në gjak'KORÇË/ Godina që shikoni në foto është objekti që ka çuar në pranga të zotin e saj, dy ditë më parë, në qytetin e Korçës. Pronari, i cili është një shqiptaro-amerikan, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar me jetë kryetarin e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, kërcënim që mësohet se është kryer disa herë kohëve të fundit.
-
ALUIZNI: Ja 459 pronarët që do të
12 Dhjetor 2014, 08:08
dëmshpërblehen për tokat e zënaAluizni ka bërë publike listën me 459 pronarët që do të dëmshpërblehen nga qeveria për tokat e zëna nga ndërtimet informale.
-
Fushë-Krujë, Automjeti bie në
11 Dhjetor 2014, 23:10
flakë, pranë pikës së karburantitNjë automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët gjatë orëve të vona të së enjtes. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë – Laç, kur automjeti ka marrë zjarr, në afërsi të një karburanti.
-
Vijon aksioni i OSHEE kundër
11 Dhjetor 2014, 22:55
vjedhjes së energjisë, 5 në prangaAksioni i OSHEE dhe Policisë kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në terren. Gjatë 2.052 kontrolleve të ushtruara në mbarë vendin nga 109 grupe të përbashkëta Policisë-OSHEE janë evidentuar 19 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 19 autorë.
-
Seks me të miturën, policia
11 Dhjetor 2014, 17:15
liron dy të rinjtë në LushnjëLUSHNJE-E mitura 13 vjeçe mësohet të ketë thënë për policinë se me dy shtetasit e arrestuar Alfons Spaho dhe Mario Kokoneshi përkatësisht 22 dhe 27 vjeç i ka pasur të dy të dashur dhe ka kryer disa herë marrëdhënie me ta, por gjithmonë me dëshirën e saj.
VIDEO -
Kamzë, goditi efektivin e policisë
11 Dhjetor 2014, 19:52
arrestohet punonjësi i bashkisëArrestohet nga Komisariati nr. 5 në kryeqytet një punonjës i Bashkisë së Kamzës, pasi ka goditur një efektiv në detyrë të po këtij komisariati.
