Kronikë

  • Një ditë pas publikimit në media të videos që shfaqte pamjet rrënqethëse të grabitjes së argjendarisë së tij, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të pronarit të saj, shtetasit Ilia Kabuci, 58 vjeç.
  • Tjetër shpërthim me
    eksploziv në Fushë - Krujë

    Ky është shpërthimi i tretë brenda pak ditëve por mësohet se nuk është i lidhur me asnjë nga shpërthimet e para

  • Shpërthen mina në kufirin
    Mal i Zi-Shqipëri, 5 të plagosu

    Pesë shqiptarë të Malit të Zi kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin për të hyrë në Shqipëri, në fshatin e quajtur Çerem, në kufirin mes dy vendeve. Një minë që duket se ka mbetur aty që nga konflikti i vitit 1999 mes Serbisë dhe Kosovës ka shpërthyer, ndërsa 5 shtetasit me pasaportë të Malit të Zi po udhëtonin drejt Tropojës ku do të takonin disa të afërm të tyre.

  • Kakavijë, emigrantët në rradhë
    për t’u kthyer në Shqipëri

    Radhë të gjata janë shfaqur në fundjavë në Stacionin Kufitar të Kakavijës. Konfuzioni është shfaqur sidomos në territorin grek të pikës kufitare, ku radha në orët e para të mëngjesit mbërriti deri në 2 km.

  • Korçë: Koleksionistët ekspozitë
    në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë

    Koleksionistët korçarë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë organizuan një ekspozitë, ku nëpërmjet kartolinave, pullave dhe sendeve të tjera dëshmi të pavarësisë së vendit, u pasqyrua rrugëtimi i shtetit shqiptar që nga shpallja e pavarësisë e deri në ditët e sotme.

  • Fier, frika e pronarit të argjendarisë:
    Policia s’më ka kthyer ende floririn

    Një grup xhirimi i TV A1Report shkoi sot pranë argjendarisë të quajtur Ilia, pronar i së cilës është shtetasi Ilia Koçi. Megjithë këmbënguljen e korrespondentes sonë në Fier, ai u tregua disi i frikësuar dhe nuk ka pranuar të flasë përpara kameras por ka pohuar se argjendaria që ai ka në pronësi është bërë tre here pre e grabitësve.

  • Pastrojnë Tiranën nga kanaçet
    Bashkia kundër komunitetit egjiptian

    Pastrojnë Tiranën në vend të Bashkisë dhe jo vetem që nuk vlerësohen por gjobiten. Policia Bashkiake nuk lejon rreth 3 mijë banorë të komunitetit egjiptian që të mbledhin lëndët plastike dhe kanaçet që kryeqytetasit hedhin cepave të rrugëve, një aktivitet ky me të cilin ata nxjerrin bukën e gojës.

  • Dhuna te burgu 313, dënohen
    me 3 mln lekë 4 gardianët

    Dënohen me 3 milion e 100 mijë lek të vjetra katër gardianët e burgut 313, të cilët gati një vit më parë keqtrajtuan në qeli të burgosurin Sehat Doçi. Keqtrajtimi i tij ka ndodhur,teksa ky i fundit ka kërkuar lejë për të shkuar në dhomën nr.7, në të cilën do të merte një kartë telefonike, pasi do fliste në telefon me prindërit e ta.

  • Premçi tregon sulmin:
    Neli më goditi në befasi

    Pasditen e së premtes ish kryepolici i Dibrës Shemsi Prençi dhe përmbaruesi privat Baftjar Neli kanë depozituar secili nga një padi për ushtrim dhune ndaj njëri tjetrit. Paditë janë depozituar pasi mes tyre ishte konsumuar një sherr pranë godinës së Spitalit Ushtarak. Në një intervistë për Shqiptarja.com, Shemsi Premçi ka treguar versionin e tij për mënyrën se si është zhvilluar konflikti dhe është shprehur se gjithçka ka qenë një sulm dhe kurth i bërë ndaj tij nga përmbaruesi Neli me mbështetjen e zyrtarëve të policisë.

  • Tiranë: Urbanët, rritet
    bileta, do të bëhet 50 lekë

    Shoqata e transportit urban në Tiranë i ka dërguar një shkresë zyrtare bashkisë së kryeqytetit ku kërkojnë që brenda këtij viti, bileta autobusit të bëhet 50 lekë të reja. Rritje të çmimit do të pësojnë edhe abonetë.

  • Zbulohet video e grabitjes
    së argjendarisë në Fie

    Zbulohet video rrënqethëse që tregon qartë të gjithë dinamikën e pabesueshme të grabitjes së argjendarisë në Fier pak ditë më parë, si dhe tmerrin dhe ankthin jo vetëm të klientëve të dyqanit por edhe të vetë pronarëve që janë gjetur përballë kërcënimit të tytave të automatikëve. (Shikoni pamjet e klientëve e pronarëve të tmerruar, në brendësi të shkrimit.)

  • Parlamenti i ri, qeveria rrit me
    60 mln dollarë koston e projektit

    Rritet me 60 milionë dollarë kostoja për ndërtimin e godinës re të Kuvendit të Shqipërisë , ndertimi i së cilit ishte parashikur të kushtonte 79 milon dollare . “Shqiptarja.com” i referohet një deklarate të ambasadorit tonë në Arabinë Saudite Admirin Banaj.

  • Fatos Klosi: Armët i shiti qeveria
    Ylli Zyla u detyrua të dorëhiqet

    INTERVISTA E PLOTE/ Fatos Klosi ish drejtor i SHISH në vitet 1997-2000 deklaron në një intervistë për “Shqiptarja.com” se kryeministri Berisha dhe ministri Imami janë në dijeni të cfarëdolloj tregtie që bëhet më armët dhe municionet në Shqipëri.
    VIDEO - Fabrika e fishekëve në Nigeri PS: Hetim përgjimeve të inteligjencës Spahia hesht për skandalin e armëve Shqiptarja.com shkarkon shefin e SHIU-t për trafik armësh  Misteri i fishekëve. Ku përfundoi avioni i Rinasit?

  • Aksident në Fushë- Krujë, tre të
    plagosur në Spitalin Ushtarak

    Në autostradën Fushë-Krujë – Milot rreth orës 4:30 të mëngjesit të ditës së diel ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e rëndë të tre shtetasve, pas daljes nga rruga të makinës me të cilën po udhëtonin. Makina u rrëzua nga 30 metra lartësi

  • Girndja për pronën, vret kushëririn
    për një rrip tokë

    Konflikti për një rrip tokë merr sërish jetë njerëzish. Viktima e rradhës është shënuar në fshatin Gjerbëz të Mallakstrës në Fier paraditen e sotme.

  • Zjarri shkrumbon mobilerinë,
    shpëtojnë punëtorët

    Shkrumbohet tërësisht nga flakët një punishte për prodhimin e mobiljeve në fshatin Grapsh të Komunës së Dropullit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar të gjithë punonjësit

  • Levan-Vlorë: Olldashi në ndihmë
    të Fahri Balliut: Projekti, nga PS

    Një javë pas denoncimit publik të Shqiptarja.com, ka reaguar ministri i Transporteve Sokol Olldashi lidhur me akuzat për shpërdorim të fondeve publike në masën 18 milionë euro nga qeveria, duke ua adresuar difektet fillestare të projektit qeverive socialiste. Sipas tij, shtesa e financimit prej 18 milionë eurosh, që qeveria ka sjellë për miratim në parlament, nuk është favorizim për Fahri Balliun, por kosto shtesë e justifikuar.

  • OMONIA: Regjistrim të
    minoritarëve grek edhe në Korçë

    Kryetari i organizatës OMONIA në Korçë, Ligoraq Karamelo, në një prononcim për mediat ka deklaruar se 23 korriku do të shënojë edhe në qytetin juglindor fillimin e regjistrimit të minoritetit grek, duke dëshmuar edhe njëherë mosnjohjen nga ana e kësaj organizate të censusit që u zhvillua nga autoritetet shqiptarë në vitin 2011.

  • Armët në Nigeri, zv/ministri
    Spahia hesht mbi skandalin e SHIU-t

    Zv/ministri i Mbrojtjes, Ekrem Spahia, u shfaq sot përpara gazetarëve për folur mbi procesin e demontimit të municioneve të tepërta, por pavarësisht nga interesi i lartë mediatik zgjodhi të heshte në lidhje mbi hijet e skandalit të tregtisë së armëve që kanë përfshirë kohët e fundit këtë institucion e që çuan në dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar, Ylli Zyla.

  • Elbasan, arrest shtëpie
    për profesorin e ryshfeteve

    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masën “Arrest në shtëpi” për pedagogun Pëllumb Kllogjeri, pas akuzave për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti. Kllogjeri u akuzua pas një hetimi të zhvilluar nga seksioni i krimit ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv