Sociale

  • INDI: Banorë të qytetit Agra në Indinë Veriore janë përballur me një problem shumë shqetësues kur qindra majmunë janë futur në qytet dhe i kanë shndërruar rrugët në shtëpinë e tyre të re.
  • Xbox zbulon lojrat e reja
    për sezonin e pushimeve

    Një ndër kompanitë më të fuqishme elektronike të argëtimit, Microsoft Corporation, zbuloi të ardhmen e lojrave në Xbox One nëpërmjet një shfaqje spektakolare të lojrave nga krijuesit vizionarë më të mirë të botës.

  • Nxirren në ankand 8 piktura të Banksy-t

    Pikturat e artistit të mirënjohur të rrugës në Britani, Banksy, nxirren në ankand javën që vjen, më 26 qershor. Ankandi do të mbahet si pjesë e ekspozitës së Julien’s për Artin e Rrugës dhe ndonëse pjesë e tij do të jenë arstistë të shumtë, vendin kryesor e mban Bansky me pikturat e tij.

  • Adoleshenti indian me bisht në
    shpinë, fuqi të mbinatyrshme

    Një adoleshent Indian është bërë i adhurueshëm nga populli i tij për shkak të një veçantie të mbinatyrshme në trupin e tij. Ai quhet Arshid Ali Khan dhe në fundshpinën e ti ka një bisht të gjatë afërsisht 7 cm.

  • Festivali i Operas “La Traviata”
    korr sukses në Masada, Izrael

    Një performancë spektakolare e “Traviatës”, historisë së dashurisë dhe vdekjes, ka qenë fokusi i Festivalit të Operas në Mesada 2014 me performancë të Giuseppe Verdi-t në arenën shkëmbore të Detit të Vdekur.

    Festivali 6 ditor përfshiu sete dhe kostume të zbukuruara me drita shumë ngjyrëshe, tema dhe fishekzjarre që krijojnë një spektakël marramendës me sfondin e malit shkëmbor.

  • Japonezët zhvillojnë kampionat
    futbolli brenda flluskave gjigande

    Ndërsa Kupa e Botës në Brazil ka tërhequr vëmendjen e të gjithë njerëzve nëpër botë, një tjetër kampionat zhvillohet në Tokyo ku skuadra nga gjithë Japonia luajnë për finalen e Kampionatit të Futbollit me Flluska.

  • Programi që mëson fëmijët
    për ndjeshmërinë ndaj bebave

    Nxënës të pesë shkollave në Washington D.C. u diplomuan në një program të veçantë të quajtur “Rrënjët e Ndjeshmërisë”, duke marrë pjesë në rritjen e foshnjave për një vit në klasat e tyre. 

  • Një ballo bamirësie nga ikonat e fashion-it

    Zhvillohet Balloja e Bamirësisë nga ikona të modës, me në krye si mikpritës aktorin e famshëm Samuel L. Jackson. Eventi është organizuar nga “One For The Boys”

  • Mbahet parada e gay-ve në Tel Aviv

    Qindra persona i janë bashkuar paradës së gay-ve me flamuj shumë-ngjyrësh dhe një stendë lëvizëse në Tel Aviv, një qytet në bregun mesdhetar të Izraelit. Eventi i përvitshëm ku marrin pjesë jo vetëm gay Izraelitë por dhe nga vende të ndryshme të botës, e kanë kthyer Tel Aviv-in në një nga destinacionet më të njohura për gay. 
     

  • Elefantët futbollistë “godasin” Bangkokun

    Thuhet se elefantët nuk harrojnë kurrë, ndaj nuk ishte ndonjë surprizë kur ata mbajtën mend ditën e nisjes së Kupës së Botës dhe dolën në rrugët e Bangkokut duke festuar.

  • Belgjika dekoron Atomium-in
    me ngjyrat nacionale

    Ndërsa belgët presin përballjen me Algjerinë këtë të martë në Kupën e Botës Brazil 2014, punëtorët e qytetit kanë nisur të dekorojnë sferën në majë të Atomium me ngjyrat kombëtare të vendit.

  • Ja kush janë të parët që
    fluturuan mbi akullin e Greenland

    Një belg dhe një kanadez janë njerëzit e parë që kanë fluturuar mbi akullnajën e Greenland-it, duke kaluar një rekord të regjistruar mbi Artik me 4,000 kilometra në 55 ditë duke përdorur balona për të tërhequr slitat dhe skitë e tyre.

  • Kaliforni, McDonald’s i 1950
    ende funksional për nostalgjikët

    Për të gjithë nostalgjikët e fast-foodit të njohur McDonald’snë versionin e tij fillestar mund të shkojnë në Doëney të Kalifornisë, ku është ende i hapur dhe funksional  McDonald's i vitit 1953.

  • Ligji, bizneset fonde
    për arsimin profesional

    Bizneset do të paguajnë për shkollat e mesme profesionale. Ky fakt është pohuar nga zv/ministrja e Ministrisë së Mirqenies Sociale, Gentjana Sula gjatë diskutimit mbi ndryshimet e ligjit për arsimin profesional, në Komisionin parlamentar të Medias.

  • Shqipëria ime, çelet konferenca për
    menaxhimin e zonave të mbrojtura

    Në datat 11-13 Qershor u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombëtare e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë, një iniciativë e Insitituti të Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe organizatës ndërkombëtare të Fondi Botëror për Jetën e Egër (WWF), në bashkëpunim edhe me strukturat e Ministrisë e Mjedisit. Konferenca organizohet me qëllim të zhvillojë perspektivat e menaxhimit të këtyre pasurive natyrore të vendit, si pjesë e aktiviteteve të projektit rajonal “Parqet Dinarike të Shqipërisë”.

  • Haki Doku, paraplegjiku shqiptar
    që nuk ndalet përpara asgjëje

    Më 8 qershor 2014, për herë të parë flamuri shqiptar u valëvit në Adriatikun Venecian, në morinë e flamujve nga bota. Flamuri ynë u mbajt nga sportisti me aftësi të kufizuara, Haki Doku, emigrant në Itali, i cili përfaqësoi Shqipërinë në veprimtarinë “Vogalogna di Venecia”. 

  • Vret gruan dhe dy fëmijët, më pas shkon
    të shohë i qetë ndeshjen e Italisë

    Carlo Lissi një burrë 31-vjeçar nga Italia ka vrarë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij me thikë. Ai ka pasur fillimisht marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, Cristina Omes dhe më pas e ka goditur

  • Aventura e çmendur e tifozit hollandez në malet e Brazilit

    53-vjeçari Ben Oude Kamphuis udhëtoi në kufirin e veriut të Brazilit që prej muajit maj me chevroletën e tij origjinale të vitit 1955, pas një udhëtimi 5 mujor që nisi nga San Francisko.  VIDEO

  • Epidemi në Kazakistan, banorët papritmas bien në gjumë, zgjohen pas disa ditësh

    Në kufirin mes Kazakistanit dhe Rusisë është shfaqur një dukuri e pazakontë. Në këtë hapësirë njerëzit po bien në gjumë të thellë dhe po zgjohen pas disa ditësh.

  • Qëllon veten me pistoletë në kokë
    duke luajtur ruletën ruse, shpëton

    Një shqiptar duke luajtur me ruletën ruse ka qëlluar veten në kokë me një revolver kalibër 22 në tetorin e kaluar, fatmirësisht ai ka arritur të mbijetojë duke shpetuar vetëm me një sy të enjtur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv