-
25 raste të reja me COVID-19 sot në Krujë e Kurbin! Dita e parë kur Tirana nuk ka asnjë të infektuar (VIDEO)
Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.
21 Prill 2020, 11:08 -
5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, 56% janë shëruar! 22 raste të reja sot (VIDEO)
5% e të prekurve në COVID-19 në Shqipëri kanë humbur jetën, shifër kjo e bërë e ditur nga ministria e Shëndetësisë në buletinin ditor. Në 24 orët e fundit, nga 233 testime të bëra janë konfirmuar pozitiv 22 qytetarë, duke çuar në total numrin e të prekurve në 584, ndërkohë që i janë shtuar listës së të shëruarve edhe 13 të tjerë.
20 Prill 2020, 11:01 -
14 raste të reja sot me COVID-19, prej një jave më shumë të shëruar se të infektuar pozitiv! Lajmi i mirë: Numri i të shtruarve i qëndrueshëm (VIDEO)
Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik vetmë 10% e të testuarve kanë dalë pozitiv dhe kjo shifër tregon "për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm testimesh për të vlerësuar situatën".
19 Prill 2020, 11:03 -
9 raste të reja me COVID, 19 të shëruar, mes tyre një mjek dhe dy infermierë! Rritet numri i të prekurve nga fasoneria e Krujës
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 548. Ndërkohë që po në 24 orët e fundit janë shëruar 19 pacientë, teksa në total janë 302 personat që e kanë fituar luftën me COVID-in.
18 Prill 2020, 11:05 -
Nga tregjet e shumicës, te hotelet, peshkimi dhe kozmetika! Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga e hëna
Qeveria publikon listën me bizneset e tjera që do të lejohen të hapen dhe të vijojnë normalisht aktivitetin ditën e hënë, por nën masa të rrepta sigurie. Në listë lejohet hapja e hoteleve, tregjet e shumicës për veshje, aktivitetet e organizatave fetare, politike, si dhe rinisin akomodimet për pushime nëpër kampingje, çadra apo parqe. Të hapura edhe pikat e shumicës së peshkimit dhe elektro-shtëpiakeve. Aktivitete do të ushtrohen nën masa të rrepta sigurie
18 Prill 2020, 10:32 -
Ademi 6 pyetje Drejtorisë rajonale Shëndetësore për COVID-19 në Shkodër: Meqë nuk mora përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë
6 janë pyetjet që kërkon përgjigje Ademi, duke filluar që nga numri i personave që kanë telefonuar në nurmin e Urgjencës 127, sa janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi, sa janë dërguar në spital.
17 Prill 2020, 22:16 -
Të armatosur me maska, doreza, syze e helmeta/ REPORT TV një ditë në terren me epidemiologët, 3 zonat e nxehta në Tiranë
Në Tiranë janë 9 grupe epidemiologësh që çdo ditë dalin në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara dhe identifikimin e tyre. Report Tv ndoqi një ditë të punës të epidemiologeve, të cilët u drejtuan në rrugën "Jordan Misja" për të marrë tamponin e tre rasteve të dyshuara. Procesi përfundon në ISHP aty ku del dhe përgjigja e analizave. Në kryeqytet zonat më të nxehta janë në "Astir", "Fresk" por dhe tek zona e ish-stacionit të trenit.
17 Prill 2020, 16:09 -
COVID-19/ 21 raste të reja sot (11 vetëm në Shkodër!) Shënohen 2 të prekurit e parë në Kurbin...Më shumë të shëruar se të infektuar aktivë
6 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 283 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
17 Prill 2020, 11:10 -
Koronavirusi/ Gjermania vendos lehtësimin ngadalë të masave kufizuese, në 4 maj pritet të rihapen shkollat
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar planet për lehtësimin dalëngadalë të kufizimeve të vendosura për të trajtuar pandeminë e koronavirusit. Rregullat e distancës sociale do të qëndrojnë në fuqi deri të paktën në 3 maj ka thënë Merkel, duke bërë me dije se javën e ardhshme është lejuar hapja e një numri të konsiderueshëm dyqanesh ndërsa shkollat pritet të rifillojnë sërish në 4 maj.
16 Prill 2020, 05:09 -
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Shënohet një vatër e re në Petrelë.
15 Prill 2020, 11:02 -
Covid-19, në Itali 578 viktima! Bota në pragun e 2 milionë të infektuarve dhe 127 mijë vdekjeve, Trump shkurton fondet për OBSH (VIDEO)
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 578 viktima nga koronavirusi, për një total prej 21645 vdekje që nga fillimi i epidemisë
15 Prill 2020, 08:49 -
Shënohet rasti i parë me COVID-19 në Kukës, është nga bluzat e bardha! 8 të infektuar, 16 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit
8 raste të reja pozitiv me COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, mes të cilëve 2 janë pjesë e personelit mjekësor. Kukësi shtohet për herë të parë në hartën e të prekurve me COVID-19
14 Prill 2020, 11:01 -
24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)
21 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes tyre një personel mjekësor dhe dy fëmijë që janë asimptomatikë. Gjithashtu lajmi i mirë vjen nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 232.
13 Prill 2020, 11:15