-
Dita e tretë me numër të lartë/ 17 raste të reja me COVID, problem Tirana dhe fasoneria në Durrës, MSH: Respektoni masat!
Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 933 numri i të prekurve. 9 të shëruar në 24 orët e fundit. 188 persona aktivë me COVID kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Te Sanatoriumi, që është spitali COVID-2 vetëm tre pacientë kanë mbetur.
16 Maj 2020, 11:01 -
4 raste të reja, dita me pozitivitetin më të ulët, 28 të shëruar, vetëm 3 të dënuar aktivë me COVID, njëri në spital
Sot është shënuar dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Shqipëri sot janë regjistruar 4 raste të reja me COVID-19 nga 243 testime që janë bërë. Rastet e reja janë shënuar; 2 në Krujë, një në Tiranë dhe një në Berat. Lajm i mirë edhe për të shëruarit, pasi 28 persona e kanë fituar betejën me COVID-in, në total rreth 78%. 24 pacientë dhe vetëm njëri në terapi intensive. Vetëm 3 infermierë të prekur
12 Maj 2020, 11:01 -
6 raste të reja me COVID, 7 të shëruar! Shëndetësia: Sot përqindja më e ulët e pozitivitetit, nëse keni ankth telefononi këtu
Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 6 raste të reja, 7 të shëruar. Përqindja e pozitivitet ditor 2.67% e totalit të testimeve. 198 raste aktive, më pak se 15% e tyre po trajtohen në spitale
9 Maj 2020, 11:02 -
Brataj në Report Tv: Piku te Urgjenca më 15 mars! Koronavirusi që në shkurt? S'ka të dhëna, por s'përjashtohet si mundësi
Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se Shqipëria ka shënuar pikun e telefonatave më 15 mars, ku 8300 persona i janë drejtuar '127' nga frika se mund të jenë infektuar me koronavirusi. Ndalur në debatin më të madh të ditëve të fundit, nëse koronavirusi ka ardhur në vendin tonë që në shkurt, Brataj tha se referuar të dhënave nuk është e vërtetë, por nuk e ka përjashtuar plotësisht si teori.
4 Maj 2020, 22:26 -
8 raste të reja me COVID, shënohet java me përqindjen më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi epidemisë! 68% e të prekurve janë shëruar (VIDEO)
8 raste janë konfirmuar pozitive ditën e sotme në Shqipëri, ndërsa kjo javë ka shënuar dhe përqindjen më të ulët të rasteve pozitive në vend me 4.3 % që nga fillimi e epidemisë.
4 Maj 2020, 11:03 -
Rregullat për të bërë plazh! Çadrat 3.5 m njëra-tjetra me dy familjarë, 3 m distancë kur të laheni, ju 'spiunon' vrojtuesi
Këtë vit pushuesit në vendin tonë do të duhet të zbatojnë rregulla të reja. Sipas protokollit çadrat në plazhe do të jenë 3.5 metër larg nga njëra-tjetra dhe në to do të duhet të qëndrojnë vetëm dy persona nga e njëjta familje, jo më shumë.
2 Maj 2020, 11:16 -
Urdhri i Stomatologëve propozim Manastirliut: Të hapen klinikat dentare më 4 maj vetëm për urgjencat
Urdhri i Stomatologëve thekson se situata e pandemisë në Shqipëri dhe mbyllja e klinikave dentare ka sjellë pasoja ekonomike dhe ka vështirësuar mjekimin e pacientëve dhe në veçanti Ortodoncinë tek moshat e reja.
1 Maj 2020, 22:38 -
Rrëfimi i vëllait të Adriatik Alimadhit: Edhe unë u preka me COVID-19, kam qëndruar në të njëjtën dhomë me të...Ai luftoi fortë dhe ia doli
Vëllai i deputetit të opozitës Adriatik Alimadhi, Fatos Alimadhi ka treguar historinë dhe përjetimet e tij gjatë qëndrimit në një dhomë në spitalin Infektiv, pasi të dy ishin prekur nga Koronavirusin.
30 Prill 2020, 13:05 -
Numri i pacientëve të shëruar dyfish më i lartë se i të infektuarve, 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orë (VIDEO)
Numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i të infektuarve. Janë konfirmuar 7 raste pozitive, nga të cilat 3 në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër duke çuar në total numrin e të prekurve në 773 raste.
30 Prill 2020, 10:59 -
Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it, nga Kosova te Infektivi! 16 raste të reja me COVID, 24 të shëruar (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 16 raste të reja, shkon në 766 numri i të prekurve, 455 pacientë të shëruar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat. 10% e pacientëve trajtohen në spitalet COVID, 90% e tyre ndiqen nga mjeku i familjes.
29 Prill 2020, 11:07 -
30 viktima! 14 raste të reja me COVID në 3 qytete, vatër e re në Krujë, 9 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 750 numri i të prekurve, 431 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
28 Prill 2020, 11:10 -
COVID-19/ Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi (VIDEO)
Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur në Durrës ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, pas 24 ditëve i intubuar në spitalin "Shefqet Ndroqi" me COVID-19. Report Tv ka mësuar se gruaja e tij ndodhet e shtruar në spital, kurse djali i vetëkarantinuar në shtëpi.
27 Prill 2020, 11:01 -
28 viktima/14 raste të reja me COVID, zgjerohet harta e nxehtë në Krujë dhe burgun 313-të, 7 të shëruar në Shkodër (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja në 24 orët e fundit, shkon në 726 numri i të prekurve në total. Gjatë 24 orëve të fundit një pacient ka ndërruar jetë. Deri tani, 410 të shëruar nga COVID19. Në dy spitalet COVID 36 pacientë, 2 në gjendje të rëndë. ISHP: Të infektuarit te burgu 313-të janë në gjendje të stabilizuar
26 Prill 2020, 11:08 -
15 raste të reja, 9 të shëruar! Asnjë i infektuar me COVID në 24 orët e fundit në Krujë (VIDEO)
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin. Eugena Tomini u shpreh se pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. "Deri tani, 58% e të prekurve janë shëruar". Shefja e Epidemiologjisë në ISHP: Deri tani asnjë person i moshës pediatrike nuk ka qenë i shtruar apo hospitalizuar në Pediatri
24 Prill 2020, 10:56 -
Ekskluzive- 58 raste me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë mbyll spitalin e Krujës, lejohen vetëm Urgjencat (VIDEO)
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se spitali i Krujës "Stefan Gjoni" ka mbyllur shërbimin, ku përjashtim bëjnë vetëm urgjencat. Një informacion i tillë është konfirmuar nga mjeku Adrian Mata në një intervistë për gazetarin Arsen Rusta, i cili bën njoftoi se ky urdhër nga Ministria e Shëndetësisë vjen si rrjedhojë e dhjetëra rasteve të konfirmuara me COVID-19 në këtë qyteti.
22 Prill 2020, 14:07