-
35.8 mln € dëmi në buxhet nga janari në qershor/ Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet me goditjen më të madhe
Institucionet shtetërore vijojnë të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në buxhet. Sipas auditimit të kryer nga KLSH në 6-mujorin e parë të vitit dëmi i shkaktuar në mbledhjen e të ardhurave, në shpenzime, si dhe në respektimin e ligjeve financiare arrijnë në 35.8 milionë euro. Tatim-taksat, doganat dhe prokurimet kanë sjellë humbjet më të madha.
2 Tetor 2020, 09:35 -
Covid në Itali/ Regjistrohen 1350 të infektuar dhe 17 viktima në vetëm një ditë
21 Shtator 2020, 17:06 -
Fund gushti dhe ende fluks pushuesish nga Kosova për në bregdetin shqiptar, radhë të gjata në Morinë (VIDEO)
Qytetarët e Kosovës, duket se kanë vendosur të mbajnë gjallë industrinë e turizmit në Shqipëri edhe në ditët e fundit të këtij sezoni turistik mes pandemisë së koronavirusit. Edhe mëngjesin e kësaj të shtune pati fluks të jashtëzakonshëm të hyrjes në Shqipëri të pushueseve kosovarë.
29 Gusht 2020, 08:33 -
Ankesat e qytetarëve në Greqi, Cakaj jep shifrat: Është rritur kapaciteti në Ambasadë e Konsullatë, por ende kemi punë
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar mbi situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik. Cakaj theksoi në postimin e tij në Facebook, se numri i lartë i kërkesave, së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia, kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën konsullore.
28 Gusht 2020, 20:52 -
15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë! Ulet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, 88 raste të reja, 6 viktima
156 pacientë janë shëruar duke e çuar në total 5,346 numrin e të shëruarve, ndërsa numri i rasteve aktive është 3,862. Numri më i madh i rasteve të reja është shënuar në Komunën e Prishtinës, përkatësisht 70 raste. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 viktima dhe 88 raste të reja me covid-19.
5 Gusht 2020, 16:19 -
6 viktima dhe 101 raste të reja sot me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 60 vjeç...Shqipëria 25 të infektuar për 100 mijë banorë
Situata vijon të mbetet e rëndë, ku ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka pasur një rritje të raste pozitive krahasuar me një javë më parë, më konkretisht me 5.9%.
3 Gusht 2020, 16:43 -
Sot 2 humbje jete nga COVID, rriten testimet, rekord të infektuarish, 117 raste! Preken 4 mjekë! MSH: Kemi transmetim komunitar!
Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime. 85 pacientë te Infektivi, 10 në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë: Kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. "Qytetarët të mos e ulin vigjilencën vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19".
13 Korrik 2020, 10:36 -
Itali/ Regjistrohen 533 të shëruar dhe 23 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit
22 Qershor 2020, 18:02 -
Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku, dy kadetët e parë nga Kosova të diplomuar në West Point
Për herë të parë në akademinë ushtarake prestigjoze të Uest Pointit në Shtetet e Bashkuara, u diplomuan dy kadetë nga Kosova. Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’u shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Presidenti Trump mbajti fjalimin në ceremoninë e veçantë të diplomimit këtë vit që u zhvillua në kushtet e pandemisë.
14 Qershor 2020, 20:37 -
78 viktima në Itali! 5.5 milionë raste me COVID në botë! Mbi 30 mijë infeksione të reja në Amerikën Latine
Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është rritur në 5.5 milionë. Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 532 viktima nga infeksioni i koronavirusit
26 Maj 2020, 08:48 -
Vdes 90-vjeçari me COVID! Sot 19 raste, vatra të reja në Lezhë, Kurbin e Petrelë! Sërish më shumë të shëruar se të infektuarit aktivë!
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Një numër ky më i lartë se numri i rasteve aktive me COVID, që është 218. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Shënohet një vatër e re në Petrelë.
15 Prill 2020, 11:02 -
PD: Veliaj po shfrytëzon karantinën për betonizimin e Tiranës, qeveria 52 mln euro tendera në një javën e koronavirusit klientëve të saj
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ndonëse vendi ndodhet në në gjendje "lufte", ato kanë dhënë 52 mln euro tendera në javë dhe një zonë për t’u betonuar miqve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
19 Mars 2020, 14:51