-
I besuari i Ilir Metës në aferën CEZ-DIA Kastriot Ismailaj drejt lirimit nga burgu! A do rrëfehet në SPAK, pse e ka humbur qetësinë kreu i Partisë së Lirisë?!
Afati i vuajtjes së dënimit të Kastriot Ismailajt drejt përfundimit. Të gjitha faktet dhe dëshmitë që implikojnë Ilir Metën në aferën 5 milionë euro CEZ-DIA me mbledhjen fiktive të borxhit të keq. A do falsë Ismailaj për rolin e Metës apo do të pranojë ndëshkimin në heshtje?!
17 Gusht 2022, 20:29 -
Çmimi i naftës, Meta: Në bursë ka rënë, në Shqipëri nuk është marrë asnjë masë për konsumatorët! Bordi i Transparencës po rrjep shqiptarët
Bordi i Transparencës për caktimin e çmimit të naftës po bën një rrjepje të pamëshirshme ndaj qytetarëve shqiptar. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u ndal tek çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare, ku tha se është më i i ulët se në nivelet e para luftës në Ukrainë. Meta tha se vetëm në Shqipëri nuk po merren masa për konsumatorët, por merren në funksion të kryeoligarkut.
17 Gusht 2022, 12:12 -
Mero Baze: Opozita pret që Berisha e Meta t'i shpëtojë nga Rama, ata presin që populli t'i shpëtojë nga SHBA
Ilir Meta u kërkoi sot qytetarëve shqiptarë të ngrihen në revoltë popullore për të përmbysur mbështetjen perëndimore ndaj qeverisë së Edi Ramës në emër të popullit shqiptar.
16 Gusht 2022, 20:06 -
Meta: Zgjedhjet e përgjithshme mund të jenë para atyre lokale, do vijmë në qeveri! Të huajt e kanë kuptuar sa sharlatan është Rama
Nga një takim me strukturën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar nismën ‘Open Balkan’, nismë që sipas tij synon shpërbërjen e Kosovës. Sipas Metës, kryeministri Edi Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë.
16 Gusht 2022, 19:32 -
Monika Kryemadhi nxjerr foton: Fiksojeni mirë, ky është organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve
Deputetja Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetin e saj social, një foto të një personi, ndërsa shkruan se ai është është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve. Kryemadhi ka zgjedhur të publikojë vetëm foton, ndërsa nuk ka bërë publik emrin e personit për të cilin bëhet fjalë.
15 Gusht 2022, 20:04 -
'Rama ik!' Meta publikon pamjet nga thirrja e të rinjve në koncertin e Noizyt: Kërkojnë ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre
Kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar pamjet nga koncerti i reperit Noizy teksa në një moment pati stakim të energjisë elektrike dhe të rinjtë nisën të brohorisnin “Rama ik”.
15 Gusht 2022, 09:42 -
Ulja e numrit të lindjeve, Meta: Bonusi që jep qeveria i pamjaftueshëm, do hartojmë një program për të mbështetur familjet e reja
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas një raporti të INSTAT, në të cilin thuhet se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë krahasuar me një vit më parë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se shpopullimi po e plak Shqipërinë.
14 Gusht 2022, 11:09 -
Meta që ndërtoi pallat tek 'Astiri' bëhet merak për Tiranën! Vajton Havziun dhe dekoroi ish-sigurimsa
Në fakt, përgjegjësin e ndërtimeve informale nga Paskuqani në Sauk, e nga Kamza te “Fresku”, Ilir Meta e ka sot shok të ngushtë dhe aleatin më të vyer. Atë me të cilin sipas tij përbëjnë shumicën e hekurt dhe që i bashkon liria dhe Havzi Nela.
11 Gusht 2022, 13:52 -
Nisma e PS për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta flet me iniciale: Mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Të mblidhet Kuvendi, ta sqarojmë
Nismën e Partisë Socialist për zbulimin e spiunëve në politikë, Meta e konsideron qesharake. Ai iu rikthye dosjes që ka dalë për të ku përmendet se ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai ka thënë se mostrat manipuluan dosjen për të sulmuar Presidentin! Meta përmendi edhe tre persona me iniciale.
11 Gusht 2022, 12:38 -
Meta: Rama, o bastard! Shtatori do të jetë përvëlues! Jemi populli i Vojo Kushit! Unë i bie më të fortit, e këpus në mes
Ilir Meta ishte në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë ndërsa nuk hezitoi të paralajmëronte kryeministrin Edi Rama se shtatori do të jetë përvëlues duke premtuar para qytetarëve se do të bëjnë të mundur shembjen e regjimit që vjedh. Teksa kujton të shkuarën, Meta thotë se do t'i japin fund sektit të korruptuar që ka humbur çdo lidhje me vendin dhe qytetarët, me hallexhinjtë, me njerëzit e zakonshëm.
10 Gusht 2022, 19:08 -
Partia e Lirisë: Rama, kreu i grupit kriminal, ka lënë peng pronat publike për llogari të inceneratorëve! Vetëm kompania e Tiranës mori 16 mln euro kredi
Ilir Meta ka denoncuar sot se Qeveria shqiptare i ka dhënë mundësi kompanive të inceneratorëve që të marrin kredi në banka të ndryshme duke lënë kolateral pronat publike, duke përfshirë edhe rrugët dhe sheshet.
9 Gusht 2022, 12:14 -
SKANDALI/ Si e financonte LSI-në vëllai i Monika Kryemadhit përmes parave që merrte nga kompania e kolaudimit SGS me bekimin e Ilir Metës
Historia se si Lëvizja Socialiste për Integrim, tanimë e pagëzuar me emrin Partia e Lirisë, ka përfituar financime të majme përmes njerëzve të punësuar prej saj në administratë, nuk është e re. Nuk është i ri as lajmi se njeriu që ka mbushur me para thasët e LSI-së në çdo fushatë është pikërisht vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi.
8 Gusht 2022, 14:44 -
Partia e Lirisë jep 6 propozime për të përballuar rritjen e çmimeve: Shqipëria ka naftë më të shtrenjtë se Ukraina në luftë
Partia e Lirisë ka 6 propozime për të përballuar rritjen e çmimeve. PL sugjeron indeksim pagash, uljen e TVSH-së për produktet e konsumit, mbështetjen me paketa financiare për turizmin, pezullim i taksës së qarkullimit të karbonit.
8 Gusht 2022, 14:07 -
Mero Baze: Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës
Fjalori i tij ndaj Berishës është dukshëm më distancues sidomos kur ju referua vërtetimit që kishte marrë nga Komisioni Mezini në vitin 1996, për të cilin tha se e ka marrë në kohën e të “madhërishmit Sali Berisha” një dozë ironie, për të treguar se ai që po i bën gropën tani, dikur e ka pastruar me një vërtetim.
7 Gusht 2022, 19:32 -
Meta me Berishën edhe në luftën brenda partisë, s'pret vendimin e gjykatës: Ka vetëm 1 PD, ne do të bashkëpunojmë ngushtë! Varfëria në vend, ekstreme (VIDEO)
Tashmë në opozitë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy aleatë të vjetër, do të bashkëpunojnë sërish, por këtë herë për të organizuar një opozitë për të rrëzuar ‘regjimin’ e Edi Ramës, siç ata e cilësojnë.
5 Gusht 2022, 10:52