-
Dita e 13 e grevës së naftëtarëve/ Gratë: Shteti na ka braktisur prej vitesh, nuk është i popullit! Shoqëria Civile: 66 shoqata letër qeverisë
Dita e 13 e grevës së grave naftëtare në Ballsh. Ende nuk ka një reagim konkret nga shteti për zgjidhjen e problemit të tyre teksa gjendja e grave vijon të rëndohet.
27 Tetor 2020, 10:31 -
Greva e naftëtarëve/ Kryemadhi: Kemi kërkuar nga SPAK të hetojë aferën korruptive në Ballsh
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim me gazetarët u shpreh se ata i janë drejtuar SPAK për të hetuar atë që ata e quajnë aferën korruptive me rafinerinë e naftës në Ballsh. Ajo thotë se i kanë kërkuar KLSh informacion për situatën në rafinerinë e Ballshit.
27 Tetor 2020, 09:49 -
Sindikata ndërkombëtare letër Ramës për naftëtarët: Të ndërhyjë sa më shpejt për të siguruar pagat e prapambetura
Sindikata e Naftëtarëve të Shqipërisë kanë publikuar një letër, sipas të cilës sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union i është drejtuar kryeministrit Edi Rama.
24 Tetor 2020, 19:40 -
Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd
Presion i quajnë thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të dalë nga greva që të ulen e të diskutojnë, dhe këtij presioni i përgjigjen me një paralajmërim më të fortë. Grevistet e Balshit, në ditën e dhjetë të grevës, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre. Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.
24 Tetor 2020, 10:12 -
Rama: E thjeshtë, dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë! Naftëtarja: Kur fëmija im të shkojë të blejë bukë, atëherë do iki në shtëpi
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të takohet menjëherë me naftëtarët, por me kushtin që të dalin nga greva. Mos caktimi i datës apo orës siç kanë kërkuar naftëtarët, për Ramën nuk është heshtje, por thekson se nuk ka negociata me presione dhe ultimatume.
23 Tetor 2020, 10:13 -
Gratë naftëtare s'i 'binden' Ramës dhe i vënë 'kusht': Nuk dalim nga greva, hajde këtu e na jep zgjidhje (VIDEO)
Ndonëse dje kryeministri Edi Rama u bëri sërish thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën, ato vijojnë ditën e 3 të ngujuara dhe të bindura thonë se nuk dalin nëse nuk marrin një zgjidhje.
22 Tetor 2020, 10:33 -
Naftëtarët: Cakto datën dhe orën! Një përfaqësi do vijë në Tiranë, por grevën s'e ndalim! Rama: I keqardhur! Nëse s'dilni nga greva, s'ka bisedime
Në ditën e shtatë të grevës, kryeministri Edi Rama u bën thirrje grave naftëtarë për të lënë grevën dhe të ulen në bisedime për të zgjidhur këtë problem, që sipas tij, fajtore nuk është kjo qeveri. Për Ramën, problemi nuk mund të zgjidhet me presione dhe ultimatume.
21 Tetor 2020, 10:27 -
Dita e 6 e grevës/ Naftëtarja: Po të ishte gjallë nëna e kryeministrit do i thoshte 'ndihmoji ato gra'
Në ditën e 6 të grevës së grave ato nuk dorëzohen. Ato kërkojnë që të marrin pagat e prapambetura dhe të fillojë puna, teksa njëra prej tyre, tha se nëse do të ishte gjallë nëna e kryeministrit Edi Rama do i thoshte që t'i ndihmonin.
20 Tetor 2020, 11:52 -
Rama thirrje: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët, por jo me ultimatume! Naftëtarët: Hajde negociojmë këtu, duam zgjidhje konkrete
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i naftëtarëve duke thënë se ai është i mirëpritur në Ballsh për të negociuar, por se nuk e ndërpresin grevën e urisë deri sa të gjendet një zgjidhje për hallin e tyre.
19 Tetor 2020, 11:02 -
Rëndohet shëndeti i naftëtareve në ditën e 4-t të grevës: Kam qenë gjysmë e vdekur! Balluku s'paska as shpirt as ndjenjë njerëzore, por ne s'dorëzohemi (VIDEO)
Në ditën e katërt të grevës, gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është rënduar edhe më shumë. Kushtet e këqija janë faktori kryesor.
18 Tetor 2020, 13:39 -
Dita 18-të e grevës së naftëtarëve/ Dalin burrat, futen gratë: Jemi këtu pa lejen e familjes, do rrimë deri sa të vdesim! Balluku të mendojë si grua e nënë! Dy prej tyre dërgohen në urgjencë (VIDEO)
Sot u shënua dita e 18 e grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Ndërkohë nga takimi i djeshëm mes tyre dhe përfaqësues të kompanisë së uzinës nuk u arrit asnjë marrëveshje.
15 Tetor 2020, 09:59 -
Dita e 10-të e grevës/ Një naftëtar përfundon në urgjencë! Kreu i Sindikatës dhe 2 të tjerë janë për spital por refuzojnë, Dautaj: Trupi po dorëzohet, s'ka tallje me ne deri në vdekje (VIDEO)
Në ditën e 10 të grevës, 3 naftëtarë në Ballsh përfshirë edhe kreun e Sindikatës, Sokol Dautaj, janë bërë për spital, por ata refuzojnë që të shtrohen.
7 Tetor 2020, 09:55 -
Basha me naftëtarët i premton zgjidhje (në këmbim të votës në 25 prill): Unë tani s'kam gjë në dorë, bëhemi bashkë për një ndryshim në rrënjë
Në ditën e nëntë të grevës së urisë, naftëtarët janë vizituar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili u ka ofruar një zgjidhje, por pas 25 prillit. Basha i ka ftuar që të bëhen bashkë, duke iu kërkuar atyre në mënyrën inderekte votën që të vijë në pushtet në mënyrë që t'u zgjidhë problemin e tyre.
6 Tetor 2020, 19:09 -
6 ditë grevë urie/ Naftëtarët e Ballshit: Gjendja jonë e rënduar vjen nga shpërfillja e instancave! Të kthejnë përgjigje qoftë edhe negative
Marrja e rrogave të prapambetura dhe nisja e punës së rafinerisë së Ballshit janë kërkesat e 10 naftëtarëve që prej 6 ditësh ndodhen në greve uri. Gjithçka që ata kanë marrë në këtë kohë është uji me sheqer dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe rëndohet.
3 Tetor 2020, 10:25