-
Kriza/ Qeveria do i paguajë 50% të vlerës familjeve që vendosin panele diellore për ngrohje uji! Ulen tarifat për prodhuesit e energjisë, përgjysmohet pagesa për licencim
Burime për Report TV bëjnë me dije se qeveria po mendon të rimbusojë gjysmën e vlerës së pajisjes së paneleve diellore për të gjitha familjet që do t’i instalojnë ato nëpër shtëpi dhe që do i përdorin vetëm për ngrohje uji. Nga ana tjetër Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar tarifat e licencimit të kompanive që furnizojnë me energji dhe të atyre që prodhojnë energji.
5 Shtator 2022, 21:35 -
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
3 Shtator 2022, 16:53 -
Çmimi më i subvencionuar
Edhe vende me buxhet të jashtëzakonshëm, si Zvicra, Gjermania, Hollanda, etj., po përgatiten për kufizime të furnizimit me energji. Evropa Perëndimore dhe vendet e BE-se po i afrohen dimrit më të keq energjitik të 70 viteve të fundit, pas shtrëngesave dhe mungesave energjitike të viteve 1945-1947, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Po pse? Arësyet vijnë menjëherë më poshtë.
3 Shtator 2022, 15:58 -
Ulet me 9 lekë për litër çmimi i naftës, nga sot shitet me 239 lekë litri! 2 lekë me pak dhe benzina
Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen e fundit është vendosur që nafta të kushtojë 9 lekë më pak dhe do shitet me 239 lekë litri nga 248 lekë që ishte çmimi i mëparshëm.
31 Gusht 2022, 12:51 -
'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet
Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
31 Gusht 2022, 12:11 -
Berisha kujton kohën kur ishte kryeministër: Pagat ishin më të lartat në rajon! Sot Rama sjell kompani nga Emiratet Arabe për Portin e Durrësit, por e përdor si mburojë
Sali Berisha ka kujtuar kohën kur ishte kryeministër gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të biznesit të vogël. Berisha tha se në vitin 2013 kanë qenë pagat më të larta në rajon ndërsa sot janë më të ulëtat dhe varfëria është 4-fishuar.
30 Gusht 2022, 19:37 -
Partia e Lirisë për rritjen e çmimit të naftës: Bord komunist, boll vodhët! Çmimet në Mal të Zi dhe Maqedoni, pasqyra e hajdutërisë të rilindjes
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në "Facebook" ka reaguar ndaj vendimit të ditës së sotme të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës.
27 Gusht 2022, 17:25 -
Bordi rrit me 9 lekë çmimin e naftës, do shitet 248 lekë/litër! Shtrenjtohet me 1 lekë gazi, benzina ulet me 4 lekë
Bordi i Transparencës rriti me 9 lekë çmimin e naftës që nga sot pasdite do tregtohet me 248 lekë për litër, ndërsa benzina ulet me 4 lekë, dhe shkon në 201 lekë për litër. Çmimi i gazit është rritur me 1 lekë, shitet 79 lekë.
27 Gusht 2022, 12:49 -
Energjia 7 herë më e shtrenjtë se një vit më parë, 1 megavat 750 euro! Braçe: Të kursejmë! KESH: Fatura e furnizimit gjithnjë e më e kushtueshme
Kriza e energjisë do të jetë betejë e fortë në muajit e ardhshëm, për shkak të çmimeve të larta e prodhimit të ulët në Evropë. Përmes këtij paralajmërimi deputeti i PS-së Erion Braçe kërkon që qytetarët të kursejnë pasi çmimi në bursë ka kapërcyer në 708 euro për megavat. Kjo kosto sipas Braçes po merr miliona euro çdo muaj nga taksat që paguajnë qytetarët.
26 Gusht 2022, 13:19 -
Bota
Rritja e çmimeve të energjisë, Britania përballet me 'krizë humanitare'
Britania do të përballet me “krizë humanitare” gjatë këtij dimri, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen me fatura të shtrenjta të energjisë dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe mendore, tha një grup lobues për kujdesin shëndetësor.
19 Gusht 2022, 13:12 -
Çmimet ulin kërkesën për mallra, ngadalësohet tregtia! INSTAT: Në korrik u blenë 98 mijë ton mallra më pak se vjet
Tregtia e mallrave është ngadalësuar ndjeshëm në muajit e fundit për shkak të çmimeve të larta dhe kërkesës së ulët për konsum. Sipas të dhënave të INSTAT, po paguhet më shumë për të blerë produkte, por vetëm në muajin korrik sasia e importeve është reduktuar me 98 mijë tonë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më eksportet.
18 Gusht 2022, 18:11 -
Çmimet e larta mbushin arkën e buxhetit të shtetit! ‘Financat’: Të ardhurat në 7-muaj janë rritur me 44.9 mld lekë
Në buxhetin e shtetit nga janari deri në korrik janë arkëtuar 44.9 miliardë lekë më shumë se vjet. Ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave mbi planin e Ministrisë së Financave e ka dhënë rritja e çmimeve si dhe përmirësimi i aktivitetit ekonomik të bizneseve. Ndërkohë shpenzimet kanë pësuar ulje dhe janë mbledhur 567 milion lekë më pak se 2021.
17 Gusht 2022, 21:53 -
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës me 6 lekë/litër. Nga sot nafta do të shitet me 227 lekë/litër, nga 221 lekë/litër që ishte. Ndërkohë, çmimi i benzinës është ulur me vetëm 1 lekë, e ndërsa ai i gazit është ulur me dy lekë.
17 Gusht 2022, 18:06 -
Bie fuqia blerëse, çmimet e larta boshatisin tregun e Fierit! Flasin qytetarët: Kështu nuk jetohet! Tregtarët: Më mirë pa punë
Çmimet e larta kanë boshatisur tregun e fruta-perimeve në Fier ndërsa fuqia blerëse është tkurrur. Në tezga duken gjithnjë e më pak qytetarë, e për tregtarët kjo situatë ka prekur më së shumti pensionistët. Ata thonë se në këto kushte është më mirë të mos dalin në punë.
17 Gusht 2022, 16:38 -
Nafta bie në bursë, në Shqipëri nuk lëviz, deputeti Sula: Sot një litër duhet të shitej 14 lekë më pak
Prej gati një javë tashmë në çdo pikë karburanti në Shqipëri çmimi i naftës është me 221 lekë për një litër, çmim ky i vendosur nga Bordi i Transparencës, por në fakt gjithë këto ditë ka pasur një rënie konstante në tregjet ndërkombëtare.
17 Gusht 2022, 11:33 -
Më pak kredi për biznesin e vogël, bankat rrisin interesat! Banka e Shqipërisë: Më të rrezikuara nga rritja e çmimeve, sipermarrjet e vogla dhe mikro
Menjëherë pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në muajin mars, bankat e nivelit të dytë kanë rritur interesat e kredive për qytetarët dhe për bizneset e vogla. Sipas një raporti të bankës qendrore më shumë janë shtrenjtuar kreditë e vogla me vlerë deri në 36 milionë leke. Nga ana tjetër bankat po tregohen dorështrënguar ndaj kërkesave për kredi të bizneseve të vogla dhe mikro.
16 Gusht 2022, 20:55 -
Viti 2022 mbyllet me inflacion të lartë, BSH: Ndikojnë goditjet e tregut të huaj! Çmimet e larta gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve, bizneset të tregojnë kujdes
Viti 2022 do të mbyllet me inflacion të lartë, që pritet të dobësojë fuqinë blerëse të familjeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Kështu shprehet Banka e Shqipërisë në raportin e politikës monetare ku thuhet se ndikimin më të madh në rritjen e inflacionit e kanë pasur ushqimet dhe karburanti. Edhe në këtë raport inflacioni konsiderohet rreziku kryesor i ekonomisë së vendit.
11 Gusht 2022, 13:27