-
VIDEOLAJM/ ‘A e kupton se ai ka vdekur sot’, momenti prekës kur policia futet brenda shtëpisë! Nxjerr edhe gazetaren me forcë
Këto janë momentet kur policia ka mësyrë duke shkelmuar dyert, në banesën që pritet të shembet nga IMT dhe ka nxjerrë jashtë me forcë nga shtëpia e tyre banorët. Një pjesë prej tyre përpiqen që të bëjnë rezistencë, por e kanë të pamundur. Me certifikatë pronësie në dorë dhe i prekur, banori Alti Hoxha, nxirret nga shtëpia e tij.
9 Shkurt 2022, 09:48 -
‘O serb, o ndyrësira’, policia nxjerr me forcë nga shtëpia banoren te ‘5 Majit’, e merr zvarrë
Forca të shumta të policisë i kanë shkuar në ndihmë IMT-së, të cilët kanë ndërhyrë për të shembur banesat në njësinë nr..4 në zonën e ‘5 Maji’ në kryeqytet. Policia ka ndërhyrë me forcë për të nxjerrë nga shtëpia, me forcë banorët të cilët janë munduar që të bëjnë rezistencë. Por, rezistenca e tyre ka zgjatur vetëm pak minuta pasi janë mbërthyer nga policia dhe janë tërhequr zvarrë
9 Shkurt 2022, 08:31 -
Të riun te 5 Maji nuk e lejojnë të shohë babain, shoqërohet nga policia: Forcat Speciale në vend që të kapin kriminelët, nxjerrin prindërit e mi nga shtëpia
Valtrin Hoxha, djali i Alti Hoxhës, banesa e të cilit po shembet nga IMT, tha për Report Tv se prindërit e tij kanë punuar 30 vite që të ndërtojnë atë shtëpi. Me lot në sy dhe i prekur, ai u shpreh se Forcat Speciale në vend që të arrestojnë kriminelë, shkojnë dhe i nxjerrin nga shtëpitë e tyre. Alti tha se ato nuk kanë firmosur një kontratë me bashkinë, pasi e konsiderojnë të njëanshme
9 Shkurt 2022, 07:48 -
Shembja e banesave te '5 Maji', policia shkelmon dyert me forcë që të nxjerrë banorët nga shtëpia! Pamjet e prishjeve dhe revolta e qytetarëve: Jeni vrasës, nuk jeni shtet
Fadromat IMT-së ka shembur 11 banesa në njësinë numër 4, në orët e para të mëngjesit, në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban zonën e '5 maj'. Banorët e gdhinë natën jashtë, hipën në dritare dhe në avlli, në shenjë rezistence për të mbrojtur shtëpitë dhe thanë se nuk janë dakordësuar me bashkinë
9 Shkurt 2022, 05:36 -
Protesta e banorëve të 5 Maj, Rama replika me qytetarët në Facebook: Kush nuk del me hir del me pahir! Askush nuk nxirret nga shtëpia pa zgjidhje
Protesta e banorëve të 5 Maj, shtëpitë e të cilëve do të shemben në kuadër të projektit të rindërtimi, është zhvendosur edhe në hapësirën virtuale në faqen e Facebook, të kryeministrit Edi Rama
7 Shkurt 2022, 09:57 -
Banorë të 4 zonave të Tiranës në protestë para Kryeministrisë, fëmijët prekin me thirrjet: Xhaxhi Edi mos na i prish shtëpitë! Qytetarët: 2 ditë afat qeverisë për zgjidhje, pastaj grevë urie
Për 1 orë e 43 minuta banorët e ‘5 majit’, ‘Laprakës’, ‘Paskuqanit’ dhe të ‘Kombinatit’ protestuan kundër shembjeve të banesave, madje i dhanë dy ditë ultimatum qeverisë për t’i dhënë një zgjidhje kësaj situate. Në të kundërt, banorët paralajmëruan grevë urie pranë kryeministrisë.
6 Shkurt 2022, 12:33 -
PD publikon videon dhe akuzon Ramën: Ka mashtruar për legalizimet! Projekti korruptiv te 5 maji të hetohet
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar shqiptarët për legalizimet, referuar protestës së banorëve të lagjes '5 Maji' në Tiranë, banesat e të cilëve po shemben për shkak të rikualifikimit urban.
4 Shkurt 2022, 10:01 -
Protestave e banorëve të 5 Majit, Balluku: Marrëveshjet midis palëve janë mbyllur, banorët do shpronësohen! Vdekja e të moshuarës nga i ftohti në Fier, mos e përdorni për politikë
Qeveria do të shpronësojë sipas ligjit të gjithë pronarët si dhe ato banorë të cilët nuk i kanë shtëpitë e legalizuara. Kështu u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila u ndal tek protesta e banorëve të cilët preket nga ndërtimi i unazës së Madhe të Tiranës
3 Shkurt 2022, 15:39 -
Protesta e banorëve të '5 Majit' që iu shembën shtëpitë nga rikualifikimi urban, Bashkia Tiranë: Lizë Marku merr 356 m2 banesë me hipotekë! Ja sa përfitojnë të tjerët
Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve të lagjes '5 Maji', banesat e të cilëve janë prishur për shkak të rikualifikimit urban, ku thotë se të gjithë ata që preken do të marrin metrat e ndërtimit, të përkthyera në apartamente më të mira dhe me vlerë më të lartë në treg, për shkak të urbanizimit të zonës.
3 Shkurt 2022, 13:43 -
U shembën shtëpitë nga Unaza e Madhe e rikualifikimi urban, banorë të 4 lagjeve në Tiranë protestë: Na lanë në rrugë, ku të shkojmë ne?! Rama: Kanë marrë më shumë se u takon
Banorët e zonës së ‘5 majit’, Laprakës, Paskuqanit dhe Kodrës së Priftit janë mbledhur sërish para Kuvendin për të protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Me pankarta në duar banorët kërkojnë të marrin një dëmshpërblim të plotë të banesave të tyre dhe t’u tregohet me saktësi se kur do t'i jepen në dorë çelësat e shtëpisë së re.
3 Shkurt 2022, 09:57 -
Fadromat e IMT nisin shembjen e banesave të tjera te ‘5 Maji’! Banorët: Na hodhën poshtë për 1 min të gjithë pasurinë! Ç'punë kanë me shtëpitë tona ata që u prekën nga tërmeti?
IMT ka nisur mëngjesin e sotëm shembjen e banesave të tjera në lagjen '5 Maji' në Tiranë. Ndonëse aksioni ishte paralajmërua se do të niste në orën 10:00, fadromat e IKMT kanë nisur punën që prej orës 07:10.
1 Shkurt 2022, 07:55 -
Nënë Liza në '5 pyetjet': Kërkova ilaçet e rrobat e vdekjes, policia s'më la dhe shembi shtëpinë! Shteti s'përgjigjet, prej 12 ditësh jetoj në qiell të hapur
Nënë Liza rrëfeu se më 19 janar, ditë kur banesa e saj u shemb në kuadër të procesit të rindërtimit, i kërkoi policisë që të kthehej në shtëpi për të marrë ilaçet dhe rrobat e vdekjes, por ata nuk e lejuan.
31 Janar 2022, 21:43 -
Iu shembën banesat e tyre, banorët e '5 Majit' sërish në protestë! Bllokojnë kryqëzimin pranë tregut të Medresesë! Banori: Duam kontrata reale, jo premtime! Shoqërohen 5 banorë
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, edhe sot, banorët e '5Majit' u mblodhën në protestë...Grumbullimi nisi nga shtëpitë e tyre të shembura dhe vijoi me një marshim, duke kulmuar me bllokimin e kryqëzimit pranë tregut të Medresesë, për 1 orë.
31 Janar 2022, 16:58 -
Fëmijët e Laprakës në protestë, me lot në sy flasin për Report Tv: Kam të gjitha kujtimet këtu, dua të vazhdoj të jetoj në shtëpinë time (VIDEO)
10 vite të jetës i ka kaluar në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës, por këto ditë ka marrë njoftimin se banesa do iu shembet në kuadër të rikualifikimit urban. Në ato muaj ajo ka pasur plot kujtime dhe sot ka një kërkesë që të vijojë të jetojë në shtëpinë e saj. Xhensila Mazreku, vetëm 10 vjeç, mori pjesë në protestën që u zhvillua ditën e sotme në ish-sheshin ‘Shqiponja’.
29 Janar 2022, 18:10 -
Banorët e ‘5 majit’ mblidhen sërish në protestë, u bashkohen dhe ata të Laprakës, për 1 orë bllokojnë ish-sheshin ‘Shqiponja’: Nuk ndalemi, ja ku na keni, na shtypni (VIDEO)
Banorët e ‘5 majit’ dhe ata të ‘Laprakës’ protestuan ditën e sotme tek ish-sheshi ‘Shqiponja’. Të ulur këmbëkryq në rrugë, për rreth një orë ata bllokuan qarkullimin e mjeteve, konkretisht aksin nga Lapraka drejt autostradës Tiranë-Durrës.
29 Janar 2022, 17:21 -
‘Ligjet’ seancë dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, mungon Veliaj! PD: Të vijë kreu i Bashkisë! Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Kush e dhuron nga ju banesën?
Shembja e shtëpive në lagjen “5 Maji” po diskutohet në komisionin e ligjeve, ku për herë të parë fjalën e kanë edhe banorët e prekur nga rindërtimi, me nënën simbol të protestës, Liza Marku. Ajo tha se i nxorën nga shtëpia si xhandarët e Zogut e nuk e lanë të marrë as ilaçet, ndërsa kërkojnë konmpensim të drejtë. Kryebashkiaku Veliaj mungoi për shkak të axhendës.
28 Janar 2022, 14:44 -
Ishin në gjumë kur iu shembën shtëpitë te 5 Maji, motër dhe vëlla në protestë para Kuvendit: Do ikim nga Shqipëria
Në protestën e banorëve të 5 Majit, ishin edhe motër e vëlla Arilda e Artur Blini, banesa e të cilëve u prek nga projekti i rindërtimit. Fëmijë të lindur në Greqi, prindërit i sollën në Tiranë ku me paratë e emigracionit u ndërtuan një shtëpi e cila iu shemb kur po flinin gjumë.
27 Janar 2022, 17:01 -
PD kallëzon në SPAK Erion Veliajn: I dha një trafikanti droge ndërtimin tek 5 Maji
Partia Demokratike njofton se ka dorëzuar sot në SPAK një kallëzim ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.
27 Janar 2022, 14:25