-
Pandemia 'i ul volumin' artistëve, revoltohet Elton Deda: 8 muaj pa punë, po shkojmë drejt falimentit
Për shkak të pandemisë muzika live dhe koncertet janë të ndaluara të zhvillohen pasi janë burim i përhapjes së COVID-19, por ky akti normativ i qeverisë ka bërë që këngëtarët të revoltohen pasi kanë ngelur pa punë.
26 Shtator 2020, 14:20 -
Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante
Biznesi fason kërkon mbështetje financiare nga shteti, pasi janë në vështirësi për shkak të mungesës së kontratave të reja dhe pezullim të atyre që kishin lidhur më parë. Përfaqësuesit e këtij biznesi thonë për Report TV se të vetmet kërkesa për prodhim që kanë aktualisht janë për veshje mjekësore anti-COVID-19.
26 Shtator 2020, 14:26 -
Lajmi i mirë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19, shënohen 134 raste pozitive! Shërohen 100 qytetarë
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 134 raste të reja pozitive nga 852 teste të kryera. Lajmi i mirë është se sot nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe janë shëruar 100 persona.
24 Shtator 2020, 16:44 -
COVID-19/ Gjermania mbështet Shqipërinë me aparatura, dhuron 10 respiratorë të rinj
Kapacitetet e terapisë intensive në aparatura jetëshpëtuese janë rritur me 50% për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të 10 respiratorëve të rinj nga ambasadori gjerman në Tiranë, në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.
23 Shtator 2020, 16:06 -
Viti i ri akademik nis në nëntor, plotësohen 69% e kuotave në Universitetin e Tiranës! Rektori: Në varësi të pandemisë vendosim si do zhvillohet mësimi
Në nëntor do të nisë viti i ri akademik. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha tregon se me përfundimin e raundit të parë të regjistrimeve janë plotësuar 69% e kuotave. Ende nuk ka një vendimmarrje për mënyrën se si do të zhvillohet mësimi, por skenarët që janë diskutim përfshirjen e mësimit online përmes një platforme të re komunikimi që po ngrihet nga UT si dhe kombinimi i procesit mësimor online dhe në auditor.
23 Shtator 2020, 15:54 -
COVID-19/ Mjeku Sulçebe në Report Tv: Kemi 20% të popullsisë të imunizuar, duhet 60% ose 6 muaj të arrijmë kufirin mbrojtës (VIDEO)
Në 7 muaj të prezencës së COVID në Shqipëri, popullsia nuk e ka arritur imunizimin ndaj virusit. Sipas mjekut imunolog Genc Sulçebe gjatë një interviste për Report Tv, kufiri mbrojtës është 60% e popullsisë së imunizuar ndërsa në vend deri tani kemi rreth 20% qytetarë të imunizuar ndaj COVID.
23 Shtator 2020, 14:33 -
Skema e ripunësimit pas pandemisë, Rama: Sfida jonë, paga minimale 30 mijë lekë! Do rishikohet taksimi progresiv (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar këtë të mërkurë se do të rritet paga minimale me 4 mijë lekë. Rama premtoi se nuk do të ketë paga nën 30 mijë lekë dhe se do të përfitojnë më shumë të punësuarit në fasoneri. Kryeministri paralajmëroi edhe ndryshim të taksimit progresiv.
23 Shtator 2020, 12:55 -
OBSH: Jo më mbyllje për Shqipërinë, mbrojtja më e mirë, maskat dhe higjenizimi
Në shumë vende të Europës janë rritur rastet e të prekurve nga Covid-19, çfarë ka shtuar frikën se vala e dytë e pandemisë po mbërrin dhe mund të ketë një tjetër mbyllje. Në Itali ka nisur mbyllja e klasave të veçanta për shkak të nxënësve pozitive me covid-19.
22 Shtator 2020, 23:16 -
VoxPop të qytetarëve për Report Tv: Të rinjtë rrinë pa maska, nuk kuptojnë! Vaksina? Mund të ketë efekte anësore
Qytetarët kanë thënë për Report Tv opinionin e tyre në lidhje me vaksinën e COVID-19 dhe nëse situata nga koronavirusi mund të përkeqësohet duke risjellë një mbyllje të dytë për vendin.
22 Shtator 2020, 19:08 -
COVID-19 / Në Itali ka nisur vala e dytë, e pa shmangshme edhe në Kinë (VIDEO)
E gjithë bota po i kushton vemendje asaj që quhet vala e dytë e infektimit nga koronavirusi shoqëruar me ashpërsim të masave anti covid. Për më shumë detaje mbi situatën Report Tv pati në lidhje live mjekun shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu dhe gazetarin shqiptar në Pekin, Edison Myrteza.
22 Shtator 2020, 18:37 -
Mjeku shqiptar në Report Tv: Klasat në Francë mbyllen kur ka mbi 3 nxënës të infektuar! Karantina për nxënësit reduktohet në 7 ditë
Mjeku shqiptar anestezist- reanimator në Francë, Teni Kamberi tha se nuk janë ende problematike dhe se klasat mund të mbyllen vetëm kur tre nxënës rezultojnë të infektuar. Kamberi tha se rastet e rënda janë në numër shumë të vogël dhe kjo nuk ka sjellë mbingarkesë në spitale. Shkak iu rritjeve të infektimeve shton Kamberi, mendohet të jetë ulja e vigjilencës nga ana e qytetarëve.
21 Shtator 2020, 19:54 -
Investimet e huaja bien me 92 mln €, eksperti: Të hyjë në ‘lojë’ diplomacia ekonomike dhe të miratohen zonat e lira ekonomike
Investimet e huaja ranë me 92 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Përveç krizës së shkaktuar nga pandemia, ndikim dhanë edhe përfundimet e dy projekteve të mëdha TAP dhe Devolli. Ekspertët thonë që është koha të veprojë ‘Diplomacia ekonomike’ në mënyrë që të kemi investitorë të huaj.
19 Shtator 2020, 17:26 -
Mësimi në Durrës, prindërit: Fëmijët hasin vështirësi me orët e shkurtuara (VIDEO)
Në Durrës për shkak të tërmetit dhe pandemisë mësimi zhvillohet me disa turne dhe me orë të reduktuara. Report Tv bëri një vëzhgim në një nga shkollat më të mëdha në qytet, "Jusuf Puka", aty ku janë transferuar edhe nxënësit e një shkollë tjetër.
19 Shtator 2020, 16:49 -
Tragjedi e dyfishtë/ Ndërron jetë në Infektiv nga COVID-19 punonjësi i policisë! 15 ditë më parë virusi i mori edhe të atin
Koronavirusi ka shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në një familje në Tiranë, ku pas humbjes së jetës së babit në moshën 82 vjeçare, humb jetën edhe i biri 50 vjeç, vetëm 15 ditë më pas.
17 Shtator 2020, 21:48 -
Zoran Zaev: Greqia e gatshme të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19.
17 Shtator 2020, 20:58 -
Koja për Report Tv: COVID do zgjasë të paktën dhe një vit, qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit! Shërbimi urgjencës shmangu kolapsin e sistemit shëndetësor
Ish-ministri i shëndetësisë, Gjergj Koja gjatë një interviste për Report Tv ka deklaruar se vaksina e gripit do të bëhet falas për grupet e rriskuara, arsimtarët dhe fëmijët nga 2-5 vjeç. Sipas Kojës kjo vaksinë do të ndihmoje për të mos u prekur nga virozat stinore, por edhe të parandalojë infektimin nga COVID-19. Ish ministri vlerësoi edhe rolin e mjekut të familjes dhe Shërbimit të Urgjencës duke thënë se po të mos funksionin ata sistemi shëndetësor do të pësonte kolaps.
17 Shtator 2020, 17:13