-
656 raste të reja, 10 viktima me COVID-19! Infektohet ambasadori i Kosovës në Tiranë, mbyllen 12 kopshte e çerdhe në Fier! 3 spitalet COVID në limite kapaciteti
10 humbje jete dhe 656 raste të reja në 24 orët e fundit me covid-19 në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme është infektuar edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë si dhe janë mbyllur për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe në Fier. Në 3 spitalet COVID janë shtruar 469 pacientë duke treguar se është në limitet e kapacitetit të tyre.
26 Nëntor 2020, 16:15 -
Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 755 raste të reja dhe 15 humbje jete
Vazhdon situata kritike në Kosovë për sa i përket COVID-19, ku gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona, sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar 15 viktima.
26 Nëntor 2020, 15:21 -
Fieri vatër e nxehtë e koronavirusit, mbyllen për 4 ditë 12 kopshte dhe çerdhe, shtim rastesh dhe mes pensionistëve
Sipas gazetarit të Report Tv, Kristaq Thano vihet re një numër i madh i të moshuarve të prekur me COVID, nga ku vetëm ditën e djeshme kanë rezultuar 19 pensionistë të infektuar.
26 Nëntor 2020, 14:57 -
Grupet e gjakut më rezistentë ndaj COVID-19
Sipas një studimi të ri shkencor kanadez, grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus. Në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut O kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me koronavirus në krahasim me grupet e tjera të gjakut.
26 Nëntor 2020, 14:24 -
COVID-19 në Greqi, izolimi kombëtar shtyhet deri më 7 dhjetor
Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas ka njoftuar ditën e sotme zgjatjen e masave kufizuese për mbrojtjen ndaj COVID-19. Ai tha shprehimisht se “masat do të jenë të vlefshme, nga ky moment, deri në orën 06:00 të mëngjesit të 7 dhjetorit".
26 Nëntor 2020, 13:59 -
Sondazhi: Italianët skeptikë për vaksinimin, 40% e pjesëmarrësve shprehen se nuk do të rrezikojnë
Në një sondazh të publikuar nga instituti italian SWG, tregon së në vend është rritur ndjeshëm shkallë e personave të cilët besojnë se virusi është krijuar për të manipuluar qytetarët dhe për të fituar pushtet.
26 Nëntor 2020, 13:41 -
Manastirliu thirrje qytetarëve: Mos ejani vonë në spital! Spahia: Nuk e di vallë ministrja se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos shkojnë vonë në spitale nëse janë në gjendje jo të mirë shëndetësore prej infektimit me COVID. Për këtë ka reaguar edhe ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili tha se nuk e di vallë Manastirliu se asnjë nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, ndërsa ka thënë që dështimin e qeverisë të mos u faturohet qytetarëve.
26 Nëntor 2020, 10:40 -
Gjermania vendos kufizime deri në 20 dhjetor, lehtësohen masat gjatë festave
Në përpjekje për të vënën nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, kancelarja Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve ranë dakord që të zgjasin masat kufizuese të paktën deri më 20 dhjetor dhe me shumë mundësi mund të vijojnë deri në janar.
26 Nëntor 2020, 09:35 -
39 viktima dhe 1.288 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë kryer 3 349 teste të dyshuara për COVID-19 dhe prej tyre 1 288 kanë rezultuar pozitivë si dhe janë regjistruar 39 humbje jete, ndërsa janë shëruar edhe 1 078 persona.
25 Nëntor 2020, 21:36 -
Ish myftiu i Tiranës në Report Tv: Nuk jam dakord të ndryshohet tradita e ceremonive mortore, por të shmangen grumbullimet në to
Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se nuk është e nevojshme që të ndryshohet traditat qindra vjeçare në ceremonive mortor, por të shmangen grumbullimet e panevojshme në takimit të familjarëve që sipas Gurrës nuk cenojnë as konceptin fetar dhe as atë shoqëror.
25 Nëntor 2020, 20:05 -
Leksione nga 'udhëheqësit paralelë' të Pandemisë
Shqipëria ende nuk ka thyer ndonjë rekord të frikshëm sa i përket bilancit të pandemisë, por ka thyer një rekord botëror sa i takon qëndrimit të politikës ndaj pandemisë. Sot Presidenti i vendit, formalizoi një Komitet paralel antiqeveritar, që merret me COVID, në të cilën bëjnë pjesë Ilir Meta dhe dy vartës të tij në LSI dhe Tritani që hynë në çdo komitet.
25 Nëntor 2020, 19:45 -
Conte: Masa shtesë gjatë Krishtlindjeve, shkollat duhet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur!
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte bëri të ditur se do të ketë masa shtesë gjatë festimit të Krishtlindjeve ndërsa lajmëroi që shkollat do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur.
25 Nëntor 2020, 19:36 -
Edhe kryebashkiaku i PS pa maskë në festën e Bes Kallakut ku u shkelën rregullat anti-covid! Erion Isai nuk prononcohet për skandalin
Jo vetëm presidenti Meta e kryetarja e LSI, Kryemadhi, por edhe kryebashkiaku socialist i Ersekës, Erion Isai ka marrë pjesë në ditëlindjen e organizuar në mes të pandemisë nga aktori Bes Kallaku, në shkelje të plotë me rregullat.
25 Nëntor 2020, 18:25 -
Mjeku Xhaxho në Report Tv: Situata e rëndë, në rritje numri i personave që kanë nevojë për intubim! Të sëmurët me zemër të izolohen patjetër
Mjeku Roland Xhaxho tha se situata me COVID-19 është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. në lidhje me persona me sëmundje kardiovaskulare duhet të izolohet patjetër pasi rrezikjnë shumë, të pkatën deri sa të dalë një vaksinë për COVID-19.
25 Nëntor 2020, 17:28 -
Do të na ndryshojë edhe ne shpërfillësve Covid 19
Do të na ndryshojë edhe ne shqiptarëve ky Covid, nuk kemi nga të shkojmë. Nuk i shpëtojmë dot padukshmërisë së tij, sado e përqeshëm dhe e sfiduam atë. E ndërsa largohen e nuk kthehen më në këtë botë njerëz të mirë, ngushëllimet bëhen nga kushdo: mohues e trumbetues të komploteve me 5 G a Bill Gates, para një të vdekuri bëhen të gjithë njësoj.
25 Nëntor 2020, 17:23 -
Lufta ndaj Covid-19: Si po përgatiten evropianët për Krishtlindje?
Me afrimin e Krishtlindjeve, të gjithë duan të festojnë por nëse merret një masë e tillë, qeveritë kanë paralajmëruar se duhet të marrin vendime më të ashpra nëse do të lehtësojnë kufizimet në kohë për periudhën e festave.
25 Nëntor 2020, 17:16