-
Silva Bino pozitive me COVID, shtrohet në spitalin Infektiv! Flet për Report Tv: E di ku kam çeduar në masën e sigurisë
Shefja e Epiedemiologjisë pranë IShP-së, Silva Bino është shtruar në spitalin infektiv. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ajo ndodhet prej 3 ditësh në spital.
28 Shtator 2020, 12:52 -
Taksisti me COVID tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në bord! Kapet në Kakavijë dhe gjobitet me 700 mijë lekë
Taksisti pozitiv me COVID, tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në bord! Kapet dhe gjobitet me 700 mijë lekë. Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me COVID, të cilët pavarësisht kësaj, nuk janë izoluar, por kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.
28 Shtator 2020, 10:14 -
Nuk beson te ekzistenca e COVID-it, por e përdor për të sulmuar qeverinë/ Kryemadhi: Merrni masa konkrete, jo propagandë
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është një nga ato figura publike që e ka thënë hapur se COVID-i nuk ekziston, e megjithatë për të ky virus është një mjet për të sulmuar dhe hedhur akuza për qeverinë.
27 Shtator 2020, 17:16 -
Biznesi fason në vështirësi: Kemi porosi vetëm për materiale anti-COVID, shteti të na japë grante
Biznesi fason kërkon mbështetje financiare nga shteti, pasi janë në vështirësi për shkak të mungesës së kontratave të reja dhe pezullim të atyre që kishin lidhur më parë. Përfaqësuesit e këtij biznesi thonë për Report TV se të vetmet kërkesa për prodhim që kanë aktualisht janë për veshje mjekësore anti-COVID-19.
26 Shtator 2020, 14:26 -
Denoncimi i PD-së, Vokshi: Janë infektuar 160 mësues në të gjthë vendin! Nuk bëhet transparencë nga autoritetet
Partia Demokratike ka reaguar sërish për situatën e koronavirusit në shkolla. Ish-deputetja Albana Vokshi thotë se në të gjithë vendin janë 160 mësues të infektuar por ata nuk janë deklaruar nga instancat shtetërore.
26 Shtator 2020, 13:47 -
Epidemiologu për Report TV: Po përjetohet një valë e dytë COVID-i, po numri i vdekjeve ka rënë!
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste se në kuajt e parë të pandemisë. I ftuar në Report Tv, Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.
25 Shtator 2020, 18:57 -
Sallabanda: S' ka vend për panik, shkollat duhet të qëndrojnë të hapura! Vaksina e gripit të bëhet nga të gjithë
Ardhja e gripit mund ta rëndoje edhe më tepër situatën e COVID-19, ndaj e gjithë popullata duhet të bëjë vaksinën e gripit. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda.
25 Shtator 2020, 17:07 -
Sfidat dhe ngërçet e buxhetit në vit elektoral/ Fokus Shëndetësia, arsimi dhe rindërtimi! Shkurtim me 45% të deficitit
Buxheti i vitit 2021 që do të ketë prioritet shëndetësinë, arsimin dhe rindërtimin, do të bëhet publik në fillim të muajit tetor. Pjesë e të dhënave buxhetore do të jenë edhe rishikimi në ulje i të ardhurave që pritet të mblidhen nga Tatimi mbi fitimin dhe TVSH-ja.
25 Shtator 2020, 16:12 -
'38 mijë biznese te vogla të mbyllura nga COVID-i/ Nasto: Falje gjobash dhe lehtësim të barrës fiskale ose do nisim protesta
Me mijëra vende pune dhe biznese të mbyllura shkaktoi pandemia. Ky është alarmi që lëshon kreu i shoqatës së biznesit të vogël e të mesëm Albert Nasto. Ai kërkoi nga qeveria një paketë të tretë ndihme financiare si dhe faljen e gjobave nga viti 2014 e në vazhdim.
23 Shtator 2020, 22:13 -
63% turistë më pak në gusht, nuk zhgënjen Kosova
Bregdeti shqiptar është vizituar këtë vit nga 65% më pak turistë të huaj krahasuar me një vit më parë. Të dhënat i bëri publike INSTAT. Gjatë muajit korrik dhe gusht në vend kanë hyrë 963 mijë 275 shtetas të huaj nga mbi 2.7 milionë që frekuentuan vendin tonë gjatë të njëjtës periudhë të 2019.
23 Shtator 2020, 20:04 -
Ulet numri i rasteve të reja me koronavirus, 131 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit (VIDEO)
Këtë të martë është regjistruar një ulje e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 131 raste të reja nga 825 testime të kryera.
22 Shtator 2020, 16:32 -
COVID-i ndryshoi sjelljen e njerëzve në të gjithë botën, por jo fushatën e LSI! Pa maska në ambient të mbyllur e ngjitur me njëri- tjetrin, Vasili takime me aktivistët
Koronavirusi ka ndikuar në përditshmërinë e të gjithë njerëzve në botë, por mesa duket jo në fushatën elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
22 Shtator 2020, 10:33 -
U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon ndjesë publike në Report Tv: Një shembull që nuk duhet ndjekur
Takimi i mjekut Pëllumb Pipero në Skrapar ku mori dhe çmimin "Qytetar Nderi" nga Bashkia ka pasur një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid. Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.
21 Shtator 2020, 18:35 -
COVID-19 në Shqipëri: 150 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit
Këtë të hënë (21 shtator) u shënuan 150 raste të reja nga 809 testime të kryera në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 364. Situata në spitale vijon të jetë e njëjtë ku aktualisht 189 persona po marrin shërbim mjekësor. 16 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar. Sipas njoftimit të ministrisë, ditën e sotme janë shëruar dhe 55 persona të tjerë.
21 Shtator 2020, 16:22