-
'63 raste për 100 mijë banorë në 2 javët e fundit'/ Ministria e Shëndetësisë: Shifrat kanë pësuar një ulje të lehtë! Sot 161 të infektuar dhe 3 viktima (VIDEO)
Në dy javën e fundit, kurba e të infektuarve me COVID në vendin tonë ka pësuar një ulje të ndjeshme, por kjo nuk duhet të çojë në neglizhimin e respektimit të rregullave, aq më tepër që përpara është një sfidë e vështirë pasi do të hapen shkollat. Vetëm sot janë konfirmuar në total 161 raste të reja, teksa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën. Duke bërë një bilanc në plan më të gjerë, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në Shqipëri ka 62.9 raste për 100,000 banorë.
11 Shtator 2020, 16:19 -
Mjeku i kirurgjisë: Salla është dezinfektuar, do vijojë normalisht puna (VIDEO)
Për mbylljen e repartit të krirugjisë në spitalin rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër ka reaguar mjeku Roland Karalli.Për Report Tv ai thotë se shërbimi i kirurgjisë vijon normalisht dhe se salla e operacioneve është dezinfektuar për të filluar sërish nga puna."Në spita
11 Shtator 2020, 12:11 -
Fillimi i shkollës, Basha: Dezinfektimi dhe klasa me turne të pamjaftueshme, mësuesit duhet të bëjnë të gjithë tamponin
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, kreu demokrat Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë të marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se vetëm dezinfektimi i ambienteve dhe zhvillimi i mësimit me turne nuk është i mjaftueshëm. Ai thotë se të gjithë mësuesit duhet t'i nënshtrohen tamponit përpara fillimit të shkollës dhe të kenë rezultatet më datë 14.
11 Shtator 2020, 10:42 -
Tamponi negativ, skaneri pozitiv/ Mbyllet reparti i kirurgjisë, infermieri dyshohet me COVID, mjeku: Kemi dezinfektuar sallën, puna do vijojë
Kirurgjia e spitalit rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është mbyllur. Shkak për mbylljen e tij janë bërë dyshimet se infermierët e sallës janë të prekur nga koronavirusi. Ata kanë kryer tamponet por nuk kanë marrë ende përgjigje.
11 Shtator 2020, 10:23 -
Keni 'gjysmën e zemrës' në Itali, por s'e takoni dot se u mbyllën kufijtë nga COVID-i? Ja vendimi më i fundit që mori shteti fqinj
Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje.
9 Shtator 2020, 19:26 -
Takim me drejtuesit e shkollave: Menaxhimi me sukses i këtij viti arsimor, sfidë për të ardhmen e fëmijëve (VIDEO)
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sot mblodhi të gjithë drejtuesit e shkollave të kryeqytetit, me të cilët diskutoi mbi përballimin e situatës së fillimit të vitit të ri shkollor në situatën e COVID-it.
9 Shtator 2020, 16:31 -
Saranda me 600 mijë turistë më pak këtë vit, Gurma: Hotelet në vijën e parë akomodime në nivelin 35-40%
Kreu i bashkisë së Sarandës Adrian Gurma për Report Tv është shprehur se situata nga koronavirusi ka pasur ndikim në sezonin turistik duke e tkurrur numrin e pushuesve me 600 mijë. Këtë vit Saranda është vizituar nga rreth 220 mijë turistë, ndryshe nga një vit më parë ku numri shkonte në 820 mijë.
9 Shtator 2020, 16:15 -
Ulet ndjeshëm numri i viktimave/ Sot një humbje jete nga COVID-i dhe 151 raste të reja
Kjo e mërkurë ka regjistruar një viktimë me COVID-19 dhe 151 raste të reja ditore. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 852 testeve të kryera në shtet edhe në privat. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një 61-vjeçare nga qyteti i Korçës.
9 Shtator 2020, 16:04 -
Ulet numri i të shëruarve në 24 orë/ 147 raste të reja dhe 2 viktima! 8 fëmijë të shtruar te infektivi i Pediatrisë (VIDEO)
8 fëmijë të prekur me COVID-19 janë të shtruar te spitali Infektiv i Pediatrisë! Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, teksa në total që nga fillimi i pandemisë 276 fëmijë janë infektuar. Ndërkohë në bilancin ditor, Ministria e Shëndetësisë bën me dije janë konfirmuar pozitiv 147 qytetarë, teksa 2 pacientë kanë humbur jetën.
8 Shtator 2020, 16:09 -
Krizë konsumi/ Qytetarët blejnë vetëm për të ngrënë: Bukë e djathë, ndoshta edhe domate (VIDEO)
Kriza e konsumit në vend në muajin gusht është thelluar. Qytetarët kanë ulur edhe më shumë blerjet dhe për tregtarët kjo situatë nuk është parë prej 15 vitesh. Ndërsa qytetarët shprehen se blejnë vetëm për të ngrënë, ushqimet e nevojshme.
8 Shtator 2020, 15:23 -
Apeli i fortë i Zamira Kitës për Report TV: Mos mendoni se u prekët nga COVID-i dhe 'ju erdhi vdekja'! Unë dhe burri im e kaluam më të keqen
12 ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për drejtoreshën e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita e cila po luftonte me COVID-in, së bashku me bashkëshortin e saj. "
8 Shtator 2020, 12:56 -
Prag fushate/ Basha: Do rrisim pagat për mjekët! Rama i detyroi të largoheshin, nuk i dha as shpërblimet e COVID-it
Në prag të fushatës elektorale, nisur nga fakti që vendi po jeton ende në një pandemi globale, kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur premtimin e tij se do t'u rrisë pagën bluzave të bardha, më konkretisht 1200 për mjekët dhe 700 për infermierët.
8 Shtator 2020, 10:47 -
Deputeti i PS në Vlorë fiton betejën me COVID-in: Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj kujdesuni
"Jeta është e bukur kur e jetojmë me shëndet të plotë, prandaj të kujdesemi më shumë për veten dhe për njerëzit tanë të dashur". Me këtë mesazh, deputeti i PS-së në qytetin e Vlorës, Edmond Leka ka zgjedhur të jap lajmin se ka fituar betejën me COVID-19.
8 Shtator 2020, 09:37 -
Mungoi në festivalin që organizoi vetë, infektohet me COVID aktorja e njohur Zamira Kita!
Mungesa e Drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita në "Koko Fest" nuk ka qenë e rastësishme. Mësohet se ajo është infektuar me COVID-19, teksa ka rezultuar pozitiv edhe bashkëshorti i saj. Report Tv mëson se gjendja e drejtoreshës është e mirë, ndërsa më rëndë paraqitet situata për bashkëshortin e saj i cili është shtruar në spital.
8 Shtator 2020, 09:25 -
Mundi koronavirusin/ Veliaj i gatshëm për të dhuruar plazmën e tij për të sëmurët me COVID-19
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkian u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.
7 Shtator 2020, 16:24 -
Pushuesit shijojnë shtatorin në plazh: Duket sikur e kemi 'pushtuar' të gjithën vetëm ne! Më mirë se në kohë vere
Pushuesit po shijojnë plazhin edhe në muajin shtator. Zgjatja e sezonit turistik si pasojë e COVID-it, por edhe falë temperaturave të larta që ka mbajtur këtë fillim shtatori, pushuesit nuk i kanë ndarë plazhin.
7 Shtator 2020, 15:14 -
Kaos me shifrat e papunësisë nga COVID! Denaj, Ahmetaj, Basha japin të dhëna kontradiktore/ Eksperti: S'përfshihen ato në të zezë
Nuk ka një shifër të saktë sesa janë të papunët për shkak të pandemisë. Shifra më e lartë e bërë publike është 87 mijë të papunë nga ministria e Financave, kurse ajo me e ulet është 14 mijë e prezantuar nga ministri Arben Ahmetaj. Nga ana tjetër për ekspertët numri i njerëzve te papune është shumë më i lartë pasi nuk janë llogaritur ata persona që punojnë pa figuracione.
7 Shtator 2020, 14:58 -
Pas dy muajsh pa drejtues, kush është drejtoresha në krye të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër
Xheni Halili do të jetë drejtorja e re e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Pas afro dy muajsh pa një drejtues Halili ka fituar konkursin e zhvilluar për këtë pozicion dhe tashmë do të jetë drejtuesja e re.
7 Shtator 2020, 12:48 -
Viti i ri shkollor në Fier/ Babai: Jam pa punë, lekët i mora borxh t'i blija librat se s'doja ta lija pa mësim (VIDEO)
Shkollat e Fierit, Patosit dhe Roskovecit po përgatiten me çdo masë anti-COVID për të pritur nxënësit. Në 28 shkolla ku numri është më i lartë seç duhet, mësimi do kryhet me dy turne dhe orët do të jenë 30 minutshe.
7 Shtator 2020, 10:17 -
Kalo: Në QSUT puna në ekip ka dhënë fryte, në dallim me 'protagonistët individual'! Për ne s'ka fundjava e festa, kini besim te puna jonë
Në kalendarin e mjekëve që po përballojnë COVID-in janë hequr festat e fundjavat! Puna vijon si një ditë për ditë në dy spitalet COVID, për të përballuar "flamën botërore", siç mjeku Tritan Kalo zgjedh ta quajë!
7 Shtator 2020, 07:54 -
Shkon në 193 numri i pacientëve që trajtohen me COVID, ndërrojnë jetë 4 persona dhe preken 153 gjatë 24 orëve (VIDEO)
Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim është rritur duke shënuar 193 persona, ku 13 prej tyre janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. 153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130 persona, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833 të infektuar.
6 Shtator 2020, 16:07