-
Dhuna në protestë/ Idajet Beqiri: Opozita i futi duart keq, ka frikë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe SPAK-u! Pano Sako: Mllefi ndaj policisë ka qenë i mbledhur në kohë
Protesta dhe dhuna e përdorur në të ishte temë debati mes të ftuarve në emisionin "Repolitix'. Të fokusuar nëse kjo protestë ishte e nxitur nga politika apo jo, qëndrimet ishin të ndara. Beqiri shprehet se dhuna sot në protestë përdoret nga opozita pasi e di që do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit dhe se ka frikë nga SPAK-u.
10 Dhjetor 2020, 22:33 -
Sa më shumë kuptojnë që nuk e marrin dot pushtetin, aq më të dhunshëm po bëhen! U ka vajtur ku s’mban më, ndaj të përgatitemi për më të keqen
Ndërsa Klodiani nuk u vra se kishte një identitet të caktuar racor, fetar, politik apo etnik. Ne duhet të presim që kjo ngjarje të zbardhet, por një gjë mund ta themi që tani: Vrasja nuk është bërë nën motivime të tilla. Në fund ne do të kemi një fajtor, dhe ai fajtor do të jetë polici që ka shtënë pa asnjë arsye në drejtim të tij. Prandaj, protestat e dhunshme janë absolutisht të papranueshme.
10 Dhjetor 2020, 20:44 -
Njeriu me maskë i këtyre protestave
Nuk e kam fjalën për këta djemtë e rinj që protestojnë rrugëve të Tiranës. As për ata që thyejnë xhamat e Muzeut, Bashkinë e Korçës, Komisariatin e Lezhës apo të tjerët që mblidhen në çdo seli të PD nëpër rrethe. Pas asaj që ndodhi me vrasjen tragjike të një 25-vjeçari, protestat janë legjitime dhe i bëjnë mirë shoqërisë. Mund të zemërohemi me ekstremizmin e tyre, por jo me zemërimin e tyre. I vetmi njeri që ka vënë maskën sot dhe nuk del të protestojë dot hapur, është Lulzim Basha.
10 Dhjetor 2020, 20:36 -
VIDEO-FOTO/ Shkatërrime, dhunë, xhama të thyer e institucione të dhunuara nga protestuesit! Pamjet nga protesta në Tiranë, dëmtohet selia e PS, Bunk'Art 2, KQZ, Muzeu Kombëtar dhe ambasada
Edhe gjatë ditës së dytë protesta është shoqëruar me tensione, shkatërrime, hedhje gurësh e djegie të koshave nga protestuesit. Protesta e sotme ka sjellë shumë shkatërrime në zonë të ndryshme të Tiranë, duke qenë se protestuesit kanë qenë tepër të shpërndarë dhe jo të përqendruar në një pikë.
10 Dhjetor 2020, 20:10 -
Dha dorëheqjen/ Lleshaj: I lumtur të provoj përpara çdo shqiptari se nuk jam si autorët e masakrave të 2011! Ndaj dhimbjen si prind e njeri me familjen e Klodjanit
Me një postim të gjatë në facebook, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për arsyet mbi të cilat ai dha dorëheqjen. Lleshaj shkruan se nuk ka dashur në asnjë çast që sjellja e tij në krye të Ministrisë së Brendshme t’i ngjajë si te autorëve të masakrës së 2011-ës, por se dorëheqja vjen edhe si njeri e si prind që ndan modestish dhimbjen me prindërit e fëmijët e familjes së Klodian Rashës.
10 Dhjetor 2020, 19:04 -
Vrasja e Klodjanit/ Rama: Sandër Lleshaj dha dorëheqjen! Akti i efektivit, i papranueshëm por nuk përfaqëson gjithë policinë! Meta dhe Basha janë të fundit që mund të flasin (VIDEO)
Kryeministri Rama ka dalë me një mesazh për vdekjen tragjike të Klodjan Rashës. Ai tha në fillim të fjalës së tij se efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme. Rama njoftoi se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen. Edhe pse Kryeministri nuk e tha shprehimisht në fjalën e tij, burime për Report Tv konfirmojnë se dorëheqja Lleshaj është pranuar nga ana e tij.
10 Dhjetor 2020, 18:05 -
“Jam Azem Hajdari”, Arkimed Lushaj: Unë e organizova protestën
Arkimed Lushaj ka reaguar sërish pas protestës së djeshme që u mbajt tek ministria e Brendshme si dhe tek Kryeministria. Gjatë rrëfimit të tij në një live me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Lushaj ka marrë përsipër të gjithë organizimin e protestës, duke u shprehur situata doli nga kontrolli.
10 Dhjetor 2020, 17:33 -
Dita e 2-të e protestës për vrasjen e Klodjan Rashës/ Dhunë e shkatërrime në disa zona të Tiranës! Thyhen xhamat e selisë së PS dhe Bunk'Art 2! 5 efektivë e 2 protestues të lënduar (VIDEO)
Nata e 2-të e protestave në Tiranë tregoi një fytyrë të tubimit të panjohur deri më sot në vendin tonë. Dhuna ishte kryefjala, e objektivi ishte shkatërrimi i pronës publike, ndërsa efektivët arrestuan disa dhjetëra protestues.
10 Dhjetor 2020, 17:04 -
Vrasja e Klodjan Rashës/Alibeaj: Asnjë kurban, qoftë dhe Lleshaj, s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia
Vizita e kryeministrit Edi Rama te familja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, për Partinë Demokratike është e vonuar. Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha akuzuar kryeministrin Edi Rama se u kujtua të shpreh ngushëllimet pasi mbaroi pazaret në New York dhe se daljet e sotme në media janë shfaqje e radhës.
10 Dhjetor 2020, 16:27 -
2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)
Përveç kryeqytetit, protesta masive kanë përfshirë dhe disa qytete të tjera të vendit këtë të enjte për vrasjen e Klodjan Rashës 2 ditë më parë. Në Korçë, protestat kanë agravuar në përdorimin e dhunës ku qytetarët kanë goditur me gurë drejt Drejtorisë së Policisë si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve të fundvitit.
10 Dhjetor 2020, 16:00 -
Protesta për Klodjanin/ Aktivistja Gjikondi për Report Tv: Kur futet politika në mes, zbehet qëllimi dhe komprometohet arritja!
Aktivistja Civile, Brizida Gjikoni, pret nga komunikimi i kryeministrit Edi Rama në orën 18:00, që ai të njoftojë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.
10 Dhjetor 2020, 13:41 -
Vrasja e 25 vjeçarit, Veliaj: Duhet bërë drejtësi, ai që ka bërë gabimin të mbajë përgjegjësi! Reagimi i qytetarëve i kuptueshëm, dëmet do i rikuperojmë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inkurajon drejtësinë që t’i shkojë deri në fund zbardhjes së vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe shprehet se autori duhet të mbajë përgjegjësi. Nga Baldushku ku inspektoi dy shtëpitë e reja të rindërtuara pas tërmetit, Veliaj iu bashkua dhimbjes së familjes për humbjen e djalit dhe theksoi se reagimi i qytetarëve për ngjarjen është i kuptueshëm, kurse dëmtimet në qytet janë gjëra të parëndësishme, që rikuperohen.
10 Dhjetor 2020, 12:51 -
Vrasja e Klodjan Rashës nga polici, Rama shkon në familjen e tij për ngushëllim
Kryeministri Edi Rama është kthyer nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri, është kthyer në Tiranë sot dhe ka reaguar për herë të parë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë.
10 Dhjetor 2020, 12:36 -
FOTOT/ Punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rikthyen në normalitet qytetin herët në mëngjes
Menjëherë pas protestës së djeshme, ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës zbriti në terren për të pastruar qytetin. Ndërsa sot, që në orët e para të mëngjesit, punonjës të shumtë të Bashkisë së Tiranës rivendosën dhe sistemuan të gjitha zbukurimet e dekorit, të vendosura per festat e fundvitit, si dhe zëvendësimin e dyerve e xhamave të thyera të godinës së Bashkisë.
10 Dhjetor 2020, 12:26 -
Dita e të Drejtave të Njeriut, Meta mesazh: Të gjithë bashkë kundër çdo tendence autokratike! Masat nën justifikimin e COVID, kufizojnë liritë! Koha për restart
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se Dita e të Drejtave të Njeriut është një proces i pandalshëm dhe se ende ka shumë për të bërë për garantimin e plotë të tyre, veçanërisht në kushtet e pandemisë COVID-19, kur sipas tij nën justifikimin e masave parandaluese janë ligjëruar edhe masa shtrënguese, qëkufizojnë së tepërmi liritë dhe të drejtat.
10 Dhjetor 2020, 11:54 -
Një copë xhami i hyri në sy gjatë protestës, polici i nënshtrohet ndërhyrjes së parë kirurgjikale! Mjekët: Ka nevojë për një operacion të dytë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy gjatë protestës së djeshme të zhvilluar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.
10 Dhjetor 2020, 10:39 -
'Kemi marrë raporte për protestën', ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Shmangni tubimet e mëdha, demonstratat mund të përhapen
Ambasada amerikane në Tiranë reagon për protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.
10 Dhjetor 2020, 10:31 -
Protesta e dhunshme për vrasjen e 25 vjeçarit/ Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, nën hetim 2 të Durrësit! Në kërkim këngëtari Stresi dhe 7 protestues të tjerë, 16 efektivë të lënduar
Shpallet në kërkim këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emriin e artit Stresi pasi ka marrë pjesë ditën e djeshme në protestën e dhunshme, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi.
10 Dhjetor 2020, 08:59