-
Protesta për vrasjen e 25 vjeçarit, babai i prekur: Mos i raftë askujt! Kërkojmë drejtësi, shteti ta çojë fajtorin në vendin që meriton! I shërbej familjes jo politikës
Pasi qëndruan mbi 4 orë protestë para ministrisë së Brendshme dhe kryeministrisë, protestuesit mbrëmjen e djeshme e kanë mbyllur marshimin e protestuesve në shtëpinë e të ndjerit, Klodian Rasha, 25 vjeçarit që u vra të martën nga një efektiv policie.
10 Dhjetor 2020, 07:42 -
Valteri me tone të ashpra në Repolitix: Nëse polici shpallet fajtor për vrasjen e 25 vjeçarit, Lleshaj, Veliu e Jaupaj të japin dorëheqjen!
I prerë dhe me tone të ashpra është shprehur deputeti i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Halit Valteri për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë. I ftuar në emisionin Repolitix ai thotë se nëse autori i vrasjes shpallet fajtor, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë së Tiranës duhet të japin dorëheqjen.
9 Dhjetor 2020, 22:37 -
Shkatërrimet dhe dëmtimet gjatë protestës, Bashkia e Tiranës në punë për rikthimin e tij si më parë (FOTO)
Pas shkatërrimit të zbukurimeve,shkuljes së gurëve nga bulevardi dhe dëmtimi dhe vënia flakë e pemëve të krishtlindjeve që u bënë gjatë protestave, punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë mobilizuar menjëherë për të pastruar dhe rikthyer sërish qytetin ashtu siç ishte.
9 Dhjetor 2020, 22:25 -
Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë
Vrasja tragjike e një 25-vjeçari nga një polic në Tiranë, ka shkaktuar zemërim dhe trazira të ligjshme. Edhe pse vrasja është një akt individual, ajo më së paku rrezaton nivelin e ulët profesional të policisë dhe pamundësinë e saj për të neutralizuar një situatë të dyshimtë, pa shkaktuar fatalitet.
9 Dhjetor 2020, 21:30 -
Protesta në Tiranë/ 9 policë dhe 2 protestues të plagosur! Njeri prej policëve në gjendje të rëndë, ka një cop xhami në sy, rrezikon humbjen e tij
9 punonjës të policisë dhe dy protestues janë duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes pasi u lënduan gjatë protestës në Tiranë. Njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze ku rrezikon të humbasë syrin.
9 Dhjetor 2020, 20:59 -
Dy standardet: Sot polici i akuzuar është në burg, më 21 janar Berisha nuk i dorëzoi vrasësit
Ngjarja tragjike që ka sjellë vdekjen e 25- vjeçarit Klodjan Rasha, sot ka të burgosur policin që kreu aktin e shkrepjes së armës ndaj qytetarit. Prokuroria ka nisur një hetim ndaj tij, policia ka një hetim ndaj të gjithë skuadrës, dhe SHÇBA ka gjithashtu një hetim ndaj zinxhirit komandues.
9 Dhjetor 2020, 20:51 -
U shtir si motra e Klodjan Rashës, por nuk ishte! Vajza mashtroi mediat gjatë protestës, viktima kishte vetëm dy vëllezër
Gjatë protestës që u zhvillua ditën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha një ditë më parë, nxori në skenë edhe Sibora Rashën, e cila u hoq në mikrofonin e të gjitha mediave që po ndiqnin live protestën se ishte motra e viktimës. Por në fakt ajo nuk ishte dhe se viktima kishte vetëm dy vëllezër.
9 Dhjetor 2020, 19:55 -
S’ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike, faji nuk është kolektiv por personal
Vrasja e 25-vjeçarit nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.
9 Dhjetor 2020, 19:33 -
Protesta për vrasjen e Rashës/ Braçe: Vrasja jo politike, protesta po! Salianji e Hajdari: S'mjafton dorëheqja e Sandër Lleshaj, duhet drejtësi!
Protesta që ka përfshirë kryeqytetin ditën e sotme (9 dhjetor) për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rashës ka sjellë reagime të shumta. Zëvendëskryeministri Erion Braçe u shpreh se kjo nuk ishte vrasje politike ndërsa protesta po. Ndërkohë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji
9 Dhjetor 2020, 18:09 -
Mbi 4 orë protestë te Ministria e Brendshme e Kryeministria! U vihet flaka pemëve të Krishtlindjeve, sulmohen institucionet dhe shkatërrohen zbukurimet! Disa qytetarë marshim paqësor gjatë orës policore
Qindra qytetarë pasditen e kësaj të mërkure kanë dalë në protestë përpara ministrisë së Brendshme, ku kërkojnë drejtësi për Klodjan Rashën. Protesta degjeneroi në dhunë ndaj disa institucioneve shtetërore, ku mbetën të plagosur 9 policë, njëri prej tyre do të operohet në sy dhe rrezikon ta humbë atë, gjatë përplasjeve u lënduan edhe dy protestues. Protestuesit dogjën dhe rrëzuan pemën e Krishtlindjeve të Kryeminsitria, zbukurimet e vendosura në rrugë dhe dëmtuan dhe i vunë flakën edhe pemës së madhe në mes të kryeqytetit.
9 Dhjetor 2020, 16:25 -
U vra nga efektivi/ Përcillet mes dhimbjesh në banesën e fundit Klodjan Rasha! Lleshaj: Të zbardhet sa më parë e vërteta! Policia e Shtetit: Jemi të gjithë të prekur, po analizojmë ngjarjen
Përcillet në banesën e fundit Klodjan Rasha, 25 vjeçari i cili u vra mëngjesin e djeshëm nga një efektiv policie në rrugën "Dritan Hoxha", në lagjen e tij, me 2 plumba. Shokët e Klodjan Rashës, ia kanë hedhur fajin policit, pasi sipas tyre i riu nuk kishte armë me vete. Njëri nga shokët Orion Mulgeci, ka deklaruar Klodjani ka qenë me to deri në orën 11:00, dhe këtu thekson se nuk ka pasur armë me vete. Madje ai thekson se Klodiani i urente armët. Sipas tij, 25 vjeçari ka dalë në orën 1:45 të mëngjesit, kur dhe u vra, për të marrë cigare në një kioskë e cila qëndronte e hapur 24 orë.
9 Dhjetor 2020, 10:55 -
'Thyerja e orës policore, jo shkak i veprimeve ekstreme', qytetarë të Shkodrës protestë simbolike për vrasjen e 25-vjeçarit nga polici (VIDEO)
Shumë qytetarë të Shkodrës dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar në mënyrë simbolike për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës. Ata kanë thyer orën policore duke dalë në sheshin kryesor duke marshuar drejt pedonales në heshtje.
8 Dhjetor 2020, 22:56 -
Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, PD: Akt kriminal! Asgjë nuk ka ndryshuar nga regjimi policor i 30 viteve më parë! Të merren masa (VIDEO)
“Asgjë nuk ka ndryshuar në radhët e policisë në 30 vite në mënyrën e përgjigjes së efektivëve ndaj qytetarëve”. Kështu e ka cilësuar Partia Demokratike vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës nga ana e efektivit ditën e sotme në Tiranë.
8 Dhjetor 2020, 17:14 -
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ SHÇBA: Polici ishte në kundërshtim me ligjin! S'ishte në kushtet e vetëmbrojtjes! Është arrestuar (DINAMIKA E NGJARJES)
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) pas hetimeve të kryera, ka dalë në përfundimin se polici që vrau 25-vjeçarin Klodjan Rasha, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Referuar njoftimit zyrtar, SHÇBA ka zbardhur të gjithë skemën se si ka ndodhur ngjarja, për të cilën thekson se për këtë ka edhe prova filmike të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
8 Dhjetor 2020, 16:42 -
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë/ Ish- drejtuesi i Policisë për Report Tv: 2 provat që do ndihmojnë për të përcaktuar nëse polici ka kryer detyrën ose jo
Ish-drejtuesi i Policisë, Arjan Hoxha në një lidhje për Report Tv ka përcaktuar dy provat që do të shërbejnë për të kuptuar nëse në vrasjen e të 25-vjeçarit Klodjan Rasha, efektivi i policisë ka kryer detyrë apo jo.
8 Dhjetor 2020, 11:25 -
Vrasja e të riut në Tiranë nga polici/ Xhaxhai: Është djalë ish-oficeri! Doli për të pirë kafe, s'kishte armë me vete! Ka qenë i sëmurë dhe është kuruar për nerva
Hasan Rasha, xhaxhai i Klodjan Rashës të riut i cili është ekzekutuar me 2 plumba, një në shpatull dhe një në kokë, nga një efektiv në Tiranë, në lagjen ku banonte, ka deklaruar se nipi i tij kishte dalë për të pirë një kafe. Sipas tij, i riu nuk ka pasur armë zjarri me vete në momentin që është vrarë, ndryshe nga versioni i policisë të cilët thanë se kanë sekuestruar armën e të 25 vjeçarit të cilët ia ka drejtuar policit.
8 Dhjetor 2020, 09:40